Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Janë djegur urët mes Presidentit dhe qeverisë

Nënpresidentja Ilijana Jotova
Foto: arkiv

Njerëzit përballuan frikën dhe janë në rrugë që të deklarojnë atë që dëshirojnë, tha para televizionit BTV Nënpresidentja Ilijana Jotova me rastin e protestave antiqeveritare, të cilat po vazhdojnë mbi 70 ditë, Jotova deklaroi se ura midis Presidencës dhe Këshillit të Ministrave është djegur që prej kohe, sepse ajo dhe Presidenti nuk ishin “të dëgjueshëm”.

Konflikti u përshkallëzua sepse dy institucionet i zhvillojnë politikat e tyre në një mënyrë krejt të ndryshme. Mënyra e sinqertë është filozofia kryesore në sjelljen dhe veprimet e Presidentit dhe të institucionit tonë tashmë katër vjet. Mënyra tjetër është ajo e prapaskenës, nëpërmjet së cilës bëheshin prova për nënvlerësimin e institucionit presidencial dhe për bllokimin e iniciativave të tij, është e mendimit Nënpresidentja Jotova.