Mbajtja e një maske gjatë tërë ditës në shkollë fsheh rreziqe, paralajmëroi alergologu Tihomir Mustakov. Para takimit të 19 të specialistëve në fushën e mjekësisë organizuar nga fondacioni MOST mjeku rekomandoi që fëmijët të mos grumbullohen në një vend gjatë pushimeve mes orëve të mësimit dhe të dalin jashtë shkollës, ku ajri është më i pastër.
Nxënësit mbeten në shkollë rreth 8 orë, madje më shumë. Mbajtja e një maske gjatë tërë kësaj periudhe fsheh rreziqe nga përhapja e infeksioneve të tjera. Në rast ngjitjeje eventuale të virusit Covid maska mund të humbasë funksionin e vet mbtojtës.
Duhet të ketë instruksione të qarta për mbajtjen e maskave, kur të hiqet dhe ku të vendoset, sepse në qoftë se ajo bie në dysheme, ose shkëmbehet me maskën e një fëmije tjetër, atëherë do të ketë efekt të kundërt, paralajmëron eksperti.Eurodeputetët kanë frikë nga ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e ardhshme të 9 qershorit, si dhe nga pronat e autoriteteve ruse në Bullgari. Kjo shënohet në një projekt-rezolutë të Partisë Popullore Evropiane për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e ardhshme..
Bullgaria vazhdon të vuajë nga problemet me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023. Sipas dokumentit, ka raporte të besueshme për tortura dhe trajtim mizor të qytetarëve nga autoritetet..
Qeveria e përkohshme e kryeministrit Dimitër Gllavçev ka 20% miratim dhe 39% mosmiratim. Vetëm 11% vlerësojnë pozitivisht ndryshimet në Kushtetutë në pjesën për kabinetin zyrtar, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë Trend, të porositur nga..
Kuvendi Popullor votoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov, me kërkesë të “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike",..
Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri...
Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës..