Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rusofilët bullgarë janë duke përgatitur një projekt politik

Nikollaj Malinov
Foto: rusofili.bg

Lëvizja kombëtare “Rusofilët” zhvilloi një mbledhje të përbashkët, në të cilën u miratua një strategji e re deri në vitin 2024, transmetoi TASS. Përveç krijimit të një organizate ndërkombëtare rusofile rusofilët bullgarë janë duke shqyrtuar edhe krijimin e një projekti partiak-politik.

Nikollaj Malinov u rizgjodh kryetar. Sipas fjalëve të tij vitin e kaluar janë arrestuar 16 aktivistë të tyre. Prokuroria ka kontrolluar të gjitha 240 strukturat e tyre, të cilat bashkojnë 35 000 anëtarë.

Rusofilizmi kulturor nuk mund të jetë as i majtë, as i djathtë, as liberal. Prandaj sipas studimeve të ndryshme sociologjike rreth 80% prej bullgarëve deklarojnë se janë rusofilë, thotë Malinov.

Duke i komentuar protestat antiqeveritare me kërkesa për dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev, lideri vuri në dukje se anëtarët e tyre nuk dalin në rrugë dhe nuk marrin pjesë në aksione të tilla. Mirëpo, pikërisht Prokuroria, e cila gjatë muajit korrik hyri në Administratën e Presidentit për të bërë bastisje, është shkaku për protestat në masë.

Sipas Malinovit populli ka parë se gjatë demokracisë nuk ka marrë liri, por e ka humbur, transmetoi BGNES.

Më shumë nga rubrika

Ekaterina Zaharieva

Ekaterina Zaharieva: Shkupi duhet ta njohë të vërtetën historike

"Në qoftë se Republika e Maqedonisë së Veriut i njeh rrënjat bullgare të gjuhës dhe kombit të saj kjo do t’i vërë fund tensionit në marrëdhëniet tona dhe mundësisë që Bullgaria të vendosë veto për fillimin e negociatave për anëtarësim evropian”,..

botuar më 20-10-31 10.55.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Udhëheqësit e Maqedonisë së Veriut: Për gjuhën maqedonase dhe identitetin nuk mund të negociohet Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev deklaroi se, pohimet se gjuha dhe kombi maqedonas kanë rrënjë bullgare, “janë të papranueshme” shkruan..

botuar më 20-10-30 2.44.MD

Po vazhdon të kërkohet zgjidhje e kundërshtimeve historike mes Shkupit dhe Sofjes

Bullgaria do ta njohë gjuhën dhe identitetin maqedonas, në qoftë se Maqedonia e Veriut njeh se historikisht ato kanë rrënja bullgare. Këtë kompromis e propozoi ambasadori bullgar në BE në mbledhjen e këshillit të ambasadorëve në Bruksel , njoftoi..

botuar më 20-10-29 2.15.MD