Situata lidhur me Covid-19 do të ndiqet individualisht në çdo një shkollë. Këtë e tha para BNR-së Zëvendësministrja e Arsimit Tanja Mihajllova. Prania fizike në shkollë tani për tani mbetet. Po i monitorojmë proceset në tërë vendin. Një pjesë e rasteve të shpallura në momentin e tanishëm u përkasin njerëzve, të cilët ende nuk kanë qenë në shkollë, domethënë infektimi është bërë para fillimit të vitit të ri shkollor, na shpjegoi Zëvendësministrja.
Aktualisht ka 19 klasa në karantinë, 26 nxënës janë me teste pozitive, ndërsa një pjesë prej tyre nuk kanë qenë në ditën e parë shkollore. Një pjesë e klasave, ku ka nxënës me teste pozitive, por nuk kanë qenë në shkollë, nuk janë në karantinë. Vendosja në karantinë varet nga inspektoratet regjionale të shëndetësisë, sipas kushteve të veçanta.
Rreth 500 nxënës dhe 40 mësues janë në karantinë. Pak mbi 500 nxënës kanë deklaruar dëshirën e tyre për të mësuar në distancë. Nuk duhet të kërkohen para nga prindërit për blerjen e dezinfektuesve.Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e..