Problemet bilaterale nuk duhet të bëhen pjesë e kornizës së negociatave për zgjerimin e BE-së, deklaroi Ambasadorja e Gjermanisë në Shkup Anke Holstein me rastin e memorandumit bullgar dërguar BE-së për gjendjen e fqinjësisë së mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, transmetoi BNR.
Para radios “Evropa e Lirë” ajo komentoi se problemet dypalëshe duhet të zgjidhen në mënyrë dypalëshe. Bullgaria gjithmonë ka qenë një përkrahëse e madhe e afrimit të Ballkanit Perëndimor me Evropën, përfshi këtu dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk është në interes të Bullgarisë ta bllokojë zgjerimin e BE-së në regjion, tha Holstein. Qëllimi i parë i Presidencës gjermane të BE-së është zhvillimi i konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut ndoshta gjatë muajit dhjetor, tha diplomatja.Kreu i shtetit Rumen Radev bëri thirrje për veprime konkrete të menjëhershme nga qeveria bullgare dhe institucionet evropiane për respektimin e parimeve evropiane për zgjerimin e Bashkimit Evropian. “Qeveria e re në shtetin tonë fqinj ka treguar..
Festa e Frymës së Shenjtë në Bullgari shënohet edhe si Dita e Maqedonisë. Tradita filloi pas Kryengritjes së Ilindenit të vitit 1903, pasi fillimisht ishte Dita e Luftës për Maqedoninë dhe Edrenenë, dhe pas Luftës së Parë Botërore u bë "Dita e..
Kryebashkiaku i Stambollit kritikoi marrëveshjen për emigrantët mes Turqisë dhe BE-së Kryetari i bashkisë së Stambollit dhe një kundërshtar i presidentit Erdogan, Ekrem Imamoglu, kritikoi ashpër marrëveshjen e vitit 2016 midis..