Problemet bilaterale nuk duhet të bëhen pjesë e kornizës së negociatave për zgjerimin e BE-së, deklaroi Ambasadorja e Gjermanisë në Shkup Anke Holstein me rastin e memorandumit bullgar dërguar BE-së për gjendjen e fqinjësisë së mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, transmetoi BNR.
Para radios “Evropa e Lirë” ajo komentoi se problemet dypalëshe duhet të zgjidhen në mënyrë dypalëshe. Bullgaria gjithmonë ka qenë një përkrahëse e madhe e afrimit të Ballkanit Perëndimor me Evropën, përfshi këtu dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk është në interes të Bullgarisë ta bllokojë zgjerimin e BE-së në regjion, tha Holstein. Qëllimi i parë i Presidencës gjermane të BE-së është zhvillimi i konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut ndoshta gjatë muajit dhjetor, tha diplomatja.Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Nga distanca e kohës, historia dhe studiuesit do të japin vlerësimin e tyre për Bullgarinë dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët në çerekun e parë të..