Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Të larguar, por më afër” – Festivali i Dhjetë i Shkencës në Sofje

Foto: BGNES

Cilat janë mitet dhe cilat janë të vërtetat në të ushqyerit? Për lojën e gjeneve dhe si të plakemi më me ngadalë? Cilat janë sfidat  përpara intelektit artificial? Çfarë gjëje të përbashkët kanë fizika dhe muzika? Përgjigjet e këtyre pyetjeve kureshtare shkencore do të mundohet t’i japë edicioni i dhjetë jubile i Festivalit të Shkencës në Sofje (Sofja Teh Park, 26-27 shtator).

Nën moton “Të larguar, por më afër” dhe gjatë këtij viti, pavarësisht nga Covid-19, në një vend mblidhen shkencëtarë bullgarë dhe të huaj, që të mund të prezantojnë çuditë e botës, në të cilën jetojmë. Vizitorët do të kuptojnë  sesi mund të shpëtojmë dhe të ruajmë planetin tonë, duke konsumuar më pak, cila është e ardhmja e mjekësisë, cilat janë rreziqet biologjike dhe si të përgatitemi për to.  Do të jepet një qartësi mbi tema si kataklizmat e mëdha në Kozmos, vullkanet dhe hënat e ngrira dhe nëse mundet të kthehemi në qenie biplanetare. Do të shënohen dhe përvjetorë të rëndësishëm shkencorë: 100 vjet nga lindja e Rosalind Franklin, Ray Bradbury dhe Isaac Azimov, 90 vjet nga zbulimi i planetit Pluton, 30 vjet nga nisja e Teleskopit Hapësinor Hubble.

Festivali i Shkencës në Sofje  është krijuar gjatë vitit 2011 nga Këshilli Britanik dhe Shoqata “Forum Demokrit” dhe është nën patronazhin e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës. Akoma që me еdicionin e vet të parë fiton një numër të madh adhuruesish dhe u kthye në një vend pa kufi midis shkencës dhe kulturës



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare përfundoi me sukses

Ditët e fundit, nga 19 deri më 25 Korrik, ishin më të bukurat për pjesëmarrësit në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare . Ato ishin të mbushura plot me emocione që do të ngelen në memorien e tyre për një kohë të gjatë.  U mbyll me..

botuar më 24-07-27 10.30.PD

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD