Pas suksesit të madh të projektit të parë “ArtDiplomacy” (“Art për diplomacinë”) piktorja e talentuar Petja Ilieva përsëri prezanton pasurinë dhe bukurinë e popujve të ndryshëm dhe të kulturave të ndryshme. Ngjarja do të zhvillohet më 25 shtator në pallatin “Vrana” jo larg Sofjes duke u respektuar të gjitha Covid-masave.
“Kësaj radhe do të tregoj njërevy të kostumeve kombëtare. Publiku bullgar do të njihet me veshjen tradicionale të grave dhe të meshkujve nga disa vende të ndryshme (pjesa më e madhe ekzotike) prej disa kontinenteve. Manekinet - studentë nga Akademia Kombëtare e Arteve Teatrale dhe Filmuese, do të parakalojnë në sfondin e një muzike të përshtatshme autentike për çdo një shtet. Këto takime të traditave dhe të folklorit të popujve tanë na ndihmojnë të mund të ndiejmë afërsinë e ngjasinë midis njerëzve dhe të mund të vlerësojmë bukurinë në të ndryshmen. Në qoftë se radhën e kaluar doja të tregoja se njerëzit, etnoset, fetë nga pikat e ndryshme të botës janë më tepër të njëjta, sesa të ndryshme, kësaj radhe dua që të zbuloj hijeshinë e këtyre dallimeve. Prandaj janë mbledhur vende, ku veshjet dhe muzika autentike janë më pak të njohura tek ne” - thotë Petja Ilieva.
Pjesëmarrës përsëri do të jenë përfaqësitë diplomatike në Bullgari, kurse ngjarja zhvillohet me mikpritjen e nderuar të Simeon Sakskoburggotski - ish mbret bullgar /1943 – 1946/ dhe ish kryeministër i Bullgarisë në periudhën 2001 – 2005. Në sajë të tij për herë të parë përpara publikut të gjerë do të tregohet një pjesë nga koleksioni personal i veshjeve të nënës së tij mbretëresha Joanna.
“Koleksioni mbretëror do të jetë pjesëmarrja nga ana e palës bullgare. Këto janë kostume shumë të posaçme dhe ato do të tregohen në sfilatë - nënvizon Petja Ilieva. Ato janë në më shumë se 100 vjet dhe ne do të mundohemi të prezantojmë veshje popullore nga të gjitha krahinat folklorike të Bullgarisë”.
Covid-19 është shkaku, që kjo iniciativë të mos të jetë me një prani të lirë, pavarësisht se ideja fillestare ka qenë e tillë, por do të shpërndahet përmes fotografive dhe videove. Por, kjo është gjë që duhet të arrijë deri tek një pjese më të madhe njerëzish, sepse bukuria dhe pasuria e artit është mbase gjëja e vetme, për të cilën nuk ka rëndësi mosha, gjinia, raca, feja, si dhe statusi social.
“Përmes kësaj të cilën unë e bëj, dua të sjell një informacion për vendet dhe kulturat e ndryshme. Por, po kështu dua të sjellë dhe një kënaqësi, një shije estetike dhe shpresoj se kjo do të jetë festë për shqisat e njerëzve të shumtë. Këtu është radha që të shpreh admirimin tim nga Radioja Kombëtare Bullgare, se ajo përkthen dhe shpërndan informacionin në sajtin e vet në 10 gjuhë. Në këtë mënyrë kjo arrin nëpër të gjitha kontinentet. Shumë misione të huaja qenë të mahnitura vjet dhe përhapën materialin për projektin e parë “Art për diplomacinë” në vendet e veta, në gjuhën e vet, direkt nga sajti i Radios Kombëtare Bullgare” - kujtohet Petja Ilieva.
Është parashikuar dhe një ekspozitë bamirësie. Ku do të dërgohen paratë e mbledhura?
“Gjatë kohës së sfilatës skena dhe kopshti do të jenë të dekoruara me krijime të mia. Paratë nga shitjet e tyre dhe nga befasitë ekzotike, të përgatitura nga vendet pjesëmarrëse, si dhe dhurimet, të cilat publiku me dëshirë të vet vendosi që t’i lëshojë në kutinë e përgatitur për këtë qëllim, do t’i drejtohen ndonjë spitali për luftë me Covid-19”.
Radio Bullgaria do të publikojë fotografi aktuale si dhe video nga ngjarja pas zhvillimit të saj, kështu që kthehuni tek publikimi përsëri!
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..