Biznesi bullgar i mbrojtjes takon partnerë evropianë dhe botërorë në kuadrin e edicionit të 14 të ekspozitës ndërkombëtare “Hemus-2020 – mbrojtje, antiterrorizëm, siguri”. Panairi ndërkombëtar Plovdiv është mikpritësi i aktivitetit, i cili do të vazhdojë deri në 3 tetor.
"Gjatë dhjetë viteve të fundit po vëzhgojmë një tendencë të pandërprerë të rritjes së pranisë ndërkombëtare. Ka deklaruar pjesëmarrjen e vet kontingjenti ushtarak i një shteti aleat në NATO" – vuri në dukje kontraadmirali Nikollaj Nikollov, kryetar i fondacionit “Hemus” para “Kanalit Televiziv Bullgar”. Pjesëmarrja ndërkombëtare është motivuar nga gjendja specifike gjeografike dhe gjeopolitike e Bullgarisë si anëtar i BE-së dhe NATO-s, që është një mesazh i fortë. Kontraadmirali Nikollaj Nikollov saktësoi: “Ekspozuesit tanë ndërkombëtarë vijnë në vend të parë për shkak të projekteve modernizuese të ushtrisë bullgare, por edhe për shkak të mundësive të mira për realizimin e kontakteve.”
Ekspozita e specializuar ndërkombëtare për teknikë mbrojtëse zhvillohet me vendim të Këshillit të Ministrave që nga viti 1995 deri më sot në çdo vit çift.
Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..
Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..
Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje. Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..
Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një..