Turistët gjermanë ankohen nga pushimet në bregdetin bullgar dhe kërkojnë kompensime, sepse masat kundër COVID-19 nuk janë të mjaftueshme, bënë të ditur turoperatorët në Forumin e Hoteleve që u zhvillua në Sofje. Më shpesh ankohen se personeli nuk mban maska, ose se ato nuk janë vendosur mirë. Megjithatë në hotelet dhe lokalet bullgare në bregdet nuk ka asnjë rast të konstatuar të koronavirusit, bëri të ditur biznesi.
Regjistrimet për stinën dimërore janë 10-15% më pak në krahasim me sezonin e kaluar. Mirëpo, në vendpushimet dimërore do të ketë turistë. Drejtori i Institutit për Analiza dhe Vlerësime në Turizëm Rumen Draganov prognozoi rritje të turizmit të brendshëm. Në periudhën 22 shjetor – 22 mars janë konstatuar 1.9 mln udhëtime të brendshme, ndërsa sivjet pritet që ato të jenë 2.25, transmetoi BTA.Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..
Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..
Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..