Turistët gjermanë ankohen nga pushimet në bregdetin bullgar dhe kërkojnë kompensime, sepse masat kundër COVID-19 nuk janë të mjaftueshme, bënë të ditur turoperatorët në Forumin e Hoteleve që u zhvillua në Sofje. Më shpesh ankohen se personeli nuk mban maska, ose se ato nuk janë vendosur mirë. Megjithatë në hotelet dhe lokalet bullgare në bregdet nuk ka asnjë rast të konstatuar të koronavirusit, bëri të ditur biznesi.
Regjistrimet për stinën dimërore janë 10-15% më pak në krahasim me sezonin e kaluar. Mirëpo, në vendpushimet dimërore do të ketë turistë. Drejtori i Institutit për Analiza dhe Vlerësime në Turizëm Rumen Draganov prognozoi rritje të turizmit të brendshëm. Në periudhën 22 shjetor – 22 mars janë konstatuar 1.9 mln udhëtime të brendshme, ndërsa sivjet pritet që ato të jenë 2.25, transmetoi BTA.Sivjet sezoni i skive në Bullgari filloi më herët se zakonisht falë bora e rënë. Në Bansko sezoni u hap në ditët e para të dhjetorit, dhe fillimi zyrtar u vu një javë më vonë. Edhe zonat e tjera të skijimit po punojnë me kapacitet të plotë.Pavarësisht..
Ku do të na çojë viti i ri? “The New York Times” na ndihmon të nisim udhëtimet tona me propozime nga lista vjetore e 52 vendeve më të mira për t'u vizituar në 2025. Ndër to, Bullgaria shquhet si një destinacion tërheqës që përqendron vëmendjen e..
Përderisa Bullgaria po përjeton krizën e radhës politike, ndjenja e të qenit të humbur po thellohet, dhe ndarja dhe pakënaqësia në shoqëri mbizotërojnë, ka një sektor që arriti të thyejë këtë kontekst të errët - turizmi . Në vitin 2024, vendi ynë..