Bullgaria zë vendin e 25 për nga sëmundja nga koronavirusi dhe vendin e 8 për nga vdekshmëria në Bashkimin Evropian, njoftoi kryeinspektori shtetëror i shëndetësisë Angell Kunçev në brifingun e Shtabit Operativ Kombëtar. Sipas fjalëve të tij,çdo ditë tek ne ndiqen 23 tregues mbi bazën e të cilëve merren vendime se çfarë masash të ndërmerren për kufizimin e sëmundjes.Mes tyre janë mosha e të infektuarve dhe sa shpejt arrijnë ata deri tek spitalet. “Mortaliteti bie dhe pak nga pak jemi të shtyrë nga vendi i dytë nga një grup i madh vendesh. Malta është me një mortalitet më të lartë”, saktësoi inspektori i shëndetësisë.
Angjell Kunçev deklaroi seaktualisht situata lidhur me shpërndarjen e Covid-19 nuk është e keqe, por pritet keqësimi i saj në etapa. “Gjatë ardhjes së valës së dytë në Evropë dhe një rritjeje tek ne, nuk ka sesi të anulojmë situatën e jashtëzakonshme epidemike”, qe më se kategorik ai. Tani për tani sistemi ynë shëndetësor është në gjendje të përballojë numrin e të sëmurëve.
10,5% nga shtretërit për Covid pacientët dhe 4% nga të paracaktuarit për shërim në repartet intensive janë të plotësuar, tha ministri i shëndetësisë Kostadin Angellov. Ai shtoi senumri i pamjaftueshëm i specialistëve mjekësorë dhe numri në rritje i të infektuarve mes tyre mund të kthehet në një rrezik në rast të shpërndarjes së epidemisë.
Nuk ka një numër më të madh të të sëmurëve në kopshtet dhe në shkollat në krahasim me situatën e përgjithshme në vend, u bë e qartë akoma në brifing. Deri në këtë moment 12 fëmijë në moshën parashkollore janë me koronavirus, numri i nxënësve është 117, 14 mësues në kopsht dhe 72 në shkollë po kështu kanë dhënë rezultate pozitive. Nën karantinë janë të vënë 4043 nxënës dhe 116 mësues.
Shpërndarja e infektimit mes ushtarakëve tani për tani është nën kontroll, tha shefi i shtabit gjenerali Vencisllav Mutafçijski. Përgjithësisht 96 ushtarakë kanë pasur një farë kontakti me sëmundjen.
Gjatë javës së fundit provat pozitive për koronavirus janë shtuar me 1550. 5374 janë rastet aktive. Të infektuarit përgjithësisht deri në këtë moment janë 20 833, 14 634 janë të shëruarit, kurse të vdekurit janë 825.
“Por nuk mundemi gjatë gjithë jetës të jetojmë me masa kufizuese dhe mbyllje, prandaj duhet të krijojmë vese dhe zakone- të mbajmë maska në hapësira të mbyllura, të respektojmë një higjienë dhe dezinfektim, të mbajmë e të respektojmë një distancë sociale dhe fizike prej 1,5 metrash”, këshilloi ministri i shëndetësisë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..