Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti Evropian hodhi poshtë korrigjimet e propozuara në rezolutën për Bullgarinë

Foto: EPA/BGNES

Me votat e socialistëve, liberalëve dhe të gjelbërve nuk u përkrahën kërkesat që në pjesën për korrupsion në etazhet e larta të pushtetit ndaj kryeministrit të shtohet edhe presidenti, të përfshihen tekste për lidhje midis dikastereve të huaja të hetimit dhe këshilltarëve të presidentit, si dhe të mirëpritet vendimi i qeverisë bullgare të dëbojë diplomatë për të cilët thuhet se bënin spiunim ushtarak dhe mblidheshin informacion i cili përbën sekret shtetëror për t’i dhënë shtetit të tretë.

U hoq edhe teksti i propozuar për neutralitetin politik të presidentit dhe për këtë se ai shfrytëzon protestat në vazhdim si platformë për pozitën e vet.

Eurodeputetët nuk përkrahën idenë për heqjen e monitorimit të Bullgarisë në kuadrin e Mekanizmit për Bashkëpunim dhe Kontrollim.

U miratuan tekste në të cilët këmbëngulet që autoritetet të hetojnë tri banka për larjen e parave dhe për financimin e veprimtarisë kriminale dhe terrorizmit, si dhe ndërhyrja e shteteve të treta në mjedisin mediatik me qëllim dezinformacion kundër BE-së. Rezultatet e votimit të tërë dokumentit do të shpallen pas orës 17.00 orë bullgare.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Takoni kukullat" në Teatrin e të rinjve më 22 mars

Teatri i të rinjve të Sofjes "Nikollaj Binev" fton fëmijët të njihen nga afër me kukullat e tyre të preferuara. Aktiviteti organizohet me rastin e Ditës Botërore të Teatrit të Kukullave, të cilën e festojmë më 21 Mars. Qëllimi është që publiku t'i..

botuar më 25-03-22 6.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta, kryesisht mesatare, të konsiderueshme dhe të larta mbi Bullgarinë Veriore..

botuar më 25-03-21 7.40.MD

Ministri i bujqësisë premtoi mbrojtjen e bujqve

"Ne mbrojmë prodhuesit bujqësorë dhe interesin publik. Në hartimin e projektligjit jemi udhëhequr vetëm nga ky qëllim." Këtë e bëri të ditur ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov, në një takim me përfaqësues të zinxhirëve të shitjes me..

botuar më 25-03-21 6.09.MD