Me votat e socialistëve, liberalëve dhe të gjelbërve nuk u përkrahën kërkesat që në pjesën për korrupsion në etazhet e larta të pushtetit ndaj kryeministrit të shtohet edhe presidenti, të përfshihen tekste për lidhje midis dikastereve të huaja të hetimit dhe këshilltarëve të presidentit, si dhe të mirëpritet vendimi i qeverisë bullgare të dëbojë diplomatë për të cilët thuhet se bënin spiunim ushtarak dhe mblidheshin informacion i cili përbën sekret shtetëror për t’i dhënë shtetit të tretë.
U hoq edhe teksti i propozuar për neutralitetin politik të presidentit dhe për këtë se ai shfrytëzon protestat në vazhdim si platformë për pozitën e vet.
Eurodeputetët nuk përkrahën idenë për heqjen e monitorimit të Bullgarisë në kuadrin e Mekanizmit për Bashkëpunim dhe Kontrollim.
U miratuan tekste në të cilët këmbëngulet që autoritetet të hetojnë tri banka për larjen e parave dhe për financimin e veprimtarisë kriminale dhe terrorizmit, si dhe ndërhyrja e shteteve të treta në mjedisin mediatik me qëllim dezinformacion kundër BE-së. Rezultatet e votimit të tërë dokumentit do të shpallen pas orës 17.00 orë bullgare.Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski deklaroi se çështja maqedonase nuk është e mbyllur sepse Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosi që të drejtat e personave me identitet maqedonas në Bullgari nuk respektohen. Fjalët e tij për median..
Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një procedurë që të raportojmë në Eurogrup - në mes të shkurtit. Vetëm atëherë do të shohim se cilët janë..
Paraditen e së premtes do të ketë mjegull në ultësira dhe lugina. Vranësirat do të fillojnë të shtohen nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 2 deri në 3°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të ketë..
Ditën e shtunë, 25 janar, Radio Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik". Nënpreisidentja Ilijana Jotova ia dhuroi çmimin e madh..
61% e bullgarëve hasin lajme të rreme çdo ditë, sipas një sondazhi të Agjencisë “Mjara”, të kryer deri më 17 janar. Të paktën një herë ose disa herë në..
Bullgaria renditet e fundit për sa i përket kënaqësisë nga jeta në mesin e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Kështu tregojnë të dhënat e..