Me votat e socialistëve, liberalëve dhe të gjelbërve nuk u përkrahën kërkesat që në pjesën për korrupsion në etazhet e larta të pushtetit ndaj kryeministrit të shtohet edhe presidenti, të përfshihen tekste për lidhje midis dikastereve të huaja të hetimit dhe këshilltarëve të presidentit, si dhe të mirëpritet vendimi i qeverisë bullgare të dëbojë diplomatë për të cilët thuhet se bënin spiunim ushtarak dhe mblidheshin informacion i cili përbën sekret shtetëror për t’i dhënë shtetit të tretë.
U hoq edhe teksti i propozuar për neutralitetin politik të presidentit dhe për këtë se ai shfrytëzon protestat në vazhdim si platformë për pozitën e vet.
Eurodeputetët nuk përkrahën idenë për heqjen e monitorimit të Bullgarisë në kuadrin e Mekanizmit për Bashkëpunim dhe Kontrollim.
U miratuan tekste në të cilët këmbëngulet që autoritetet të hetojnë tri banka për larjen e parave dhe për financimin e veprimtarisë kriminale dhe terrorizmit, si dhe ndërhyrja e shteteve të treta në mjedisin mediatik me qëllim dezinformacion kundër BE-së. Rezultatet e votimit të tërë dokumentit do të shpallen pas orës 17.00 orë bullgare.Në një takim me komisioneren evropiane për biznese fillestare, kërkime dhe inovacione Ekaterina Zaharieva kreu i shtetit Rumen Radev theksoi se inovacioni, kërkimi dhe teknologjia janë në qendër të politikës për zhvillimin e një ekonomie konkurruese..
Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për shtyp në BTA, Stanishev tregoi se ai "po hyn në garë" me kandidatët e tjerë për të kthyer "kuptimin dhe..
Në një deklaratë parlamentare në emër të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike”, deputeti Martin Dimitrov deklaroi se veprimi i parë i qeverisë së re është sabotimi i hyrjes së Bullgarisë në Eurozonë. "Bullgaria plotëson të gjitha..
Ditën e shtunë, 25 janar, Radio Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik". Nënpreisidentja Ilijana Jotova ia dhuroi çmimin e madh..
61% e bullgarëve hasin lajme të rreme çdo ditë, sipas një sondazhi të Agjencisë “Mjara”, të kryer deri më 17 janar. Të paktën një herë ose disa herë në..
Bullgaria renditet e fundit për sa i përket kënaqësisë nga jeta në mesin e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Kështu tregojnë të dhënat e..