Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Art-Happening “Toleranca si kulturë” me mesazh drejtuar kryeqytetasve

Foto: въпреки.com

Deri ku arrijnë kufijtë e njerëzve tolerantë ndaj atyre të cilët nuk janë tolerantë? Përgjigjen e kësaj pyetjeje mjaft aktuale e kërkon Fondacioni “Megjithë”, përmes një art happening-u jo tradicional.

Më 10 tetor në drekë, në pjesën midis rrugëve “Sollunska” dhe “Denkogllu”, që të gjithë janë të mirëseardhur që të marrin pjesë në debate të ndrysmë, të shikojnë ekspozita të reja dhe projekte artistike, të dëgjojnë muzikë dhe të zhyten në atmosferën e rrugëve të Sofjes. Kurse pyetje në rendin e ditës do të jetë  “Toleranca si një kulturë”. Sepse toleranca përfshin në vetvete kulturën e komunikimit, empatinë, interesin ndaj njerëzve të ndryshëm, ndaj kafshëve dhe natyrës.

Rruga e Sofjes “Mbreti Samuill” u afirmua si një hapësirë për prezantimin e gjinive të ndryshme të arteve. Rruga ka ruajtur pamjen e vet shpirtërore gjatë kohës, të përmbushur me galeri, muze  dhe hapësira artistike.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev

Presidenti u bëri thirrje bizneseve të mbështesin kulturën dhe unitetin e kombit

Detyrë e rëndësishme e shtetit është të mbështesë kulturën, të sigurojë kushte që artistët të krijojnë art me ndihmën e iniciativës private, tha presidenti Rumen Radev në mbrëmjen gala “Horizonte”, organizuar nga revista “Menaxheri”. Forumi është..

botuar më 24-05-29 9.14.PD

Fotografi Valerij Poshtarov flet për fuqinë e të kapurit dorën njëri-tjetrit

"Në një botë që është gjithnjë e më e përçarë, që të kapemi dorë për dore po kthehet në një lutje të heshtur - një mënyrë për t'u bashkuar përsëri." Kështu fillon përshkrimi i projektit "Baba dhe Bir" i fotografit Valerij Poshtarov në faqen e..

botuar më 24-05-27 7.30.PD
„Mbi shkronjat“ e Çernorizec Hrabër

Kur u krijua alfabeti gllagolik?

A është alfabeti sllav bullgar? Me interpretimet e ndryshme të fakteve historike të nxjerra jashtë kontekstit konkret, gjithnjë e më shpesh mund të lexojmë se dy vëllezërit e Selanikut Kirill dhe Metodij e krijuan shkrimin më të vjetër sllav..

botuar më 24-05-24 8.35.PD