Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një lojë aventureske provokon që ta njohim historinë e qytetit Ruse

Foto: Facebook / auto-moto klubit “Rusçuk”

Banuesit e qytetit Ruse sot, 10 tetor, përfshihen në aventura, që të tregojnë se përmes lojës mund të pasurojnë dijet e veta për simbolet, kureshtjet dhe bizhuteritë e fshehta të qytetit të vet.

Loja aventureske “Historia është gjallë” nuk është thjesht një dëfrim, por një mundësi të zgjohet vëmendja drejt njohjes së trashëgimisë kulturore dhe historike. Në të pjesëmarrësit garojnë në automobila retro dhe moderne dhe motoçikletë, si dhe në biçikleta. Çdo një mjet transporti kalon përmes një itinerari individual, në të cilin gjenden godina historike. Që të mund ta evitojnë, ekuipazhet duhet të demonstrojnë dije për të kaluarën e qytetit dhe të tregojnë një shkathtësi. Ata marrin gjithashtu udhëzime, të cilat i orientojnë drejt destinacionit tjetër të rrugës - pyetje për historinë e një godine të caktuar, përshkrim i fakteve, një detyrë logjike ose fotografi.

“Ideja për lojën lindi nga fakti se,  të rrethuar nga bukuria dhe arkitektura e qytetit Ruse, ne e pranojmë si një të dhënë – tregon Desisllava Vasileva, kryetare e bordit të auto-moto klubit “Rusçuk”, i cili është organizator i ngjarjes. Të përshpejtuar në ditën tona të ngarkuara, ne ecim mes trashëgimisë kulturore dhe historike të qytetit, pa e vënë re fare. Kurse ajo është këtu, e gjallë dhe është afër nesh dhe sot, "duke na parë" nga  ndonjë qoshe ose duke kaluar rreth nesh - për shembull derisa vërtiten gomat e një makine të bardhë Citroen nga viti 1954, pronë e Petër Pençevit nga klubi ynë”.

Desisllava Vasileva nuk zbulon  se cilat kureshtje të qytetit do të përmbushin me pengesa itineraret e konkurrentëve. “Sepse një pjesë e lojës është të mund të shikojmë se kush e njeh më mirë historinë e qytetit Ruse dhe të monumenteve të tij arkitekturore. Do të them vetëm se, objektet janë të mëdha, të njohura dhe ne duhet të njohim historinë e tyre”, shton ajo.

I vendosur përgjatë lumit Danub , qyteti Ruse konsiderohet si një qytet aristokratik me një frymë romantike, një magnet për shumë turistë të ardhur me tokë ose nëpër ujë.

“Qyteti tërheq si me arkitekturën e vet të shkëlqyer, kështu dhe me të kaluarën e vet të pasur historike - thotë akoma Desisllava Vasileva. Në vendin , ku sot gjendet qyteti Ruse, gjatë shekullit të II përpara lindjes së Krishtit është ngritur një kala antike romake Seksaginta Prista, e cila ka luajtur rolin e një fortifikimi dhe të një porti nëpër kufirin e Republikës Romake. Gjetje të shumta arkeologjike dëshmojnë për ekzistencën e një qyteze trake akoma përpara formimit të kalasë. Rreth qytetit gjendet dhe qyteti mesjetar Çerven – një nga qendrat më të rëndësishme të Mbretërisë së Dytë Bullgare krahas kryeqytetit Tërnovgrad. Ruse shpesh është quajtur “Vjena e Vogël”, për shkak të godinave të veta të shumta - monumente të kulturës, në arkitekturën e të cilave janë gërshetuar disa stile, mes të cilave neobarok dhe neoklasicizëm.

Mes simboleve të qytetit janë ndërtesa fitimprurëse, e ndërtuar në fillim të shekullit të kaluar prej arkitektëve vjenez, dhe Monumenti i Lirisë, i cili u kushtohet luftëtarëve dhe vullnetarëve bullgarë”.

Loja do të përfundojë në një poligon makinash, ku do të ekspozohen mjetet e transportit, një pjesë nga trashëgimia kulturore dhe historike e qytetit. Përveç dekorimit të fituesve, aty do të zhvillohet dhe një garë për një drejtim me mjeshtëri të automobilave dhe të motoçikletave. Dhe meqenëqë në qytetin Ruse gjatë vitit 1897 është zhvilluar shfaqja e parë kinematografike, dita do të përfundojë me nderim ndaj artit vizual – që nga automobilat e tyre spektatorët do të shikojnë filmat bullgarë “Kthimi” dhe “Të egër e të lumtur”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv, Facebook / auto-moto klubit “Rusçuk”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare

Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Ditën e djeshme filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare e cila do të zhvillohet në auditoret e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në periudhën 1-25 korrik 2024 . Kjo shkollë verore, e para dhe e vetmja e këtij lloji,..

botuar më 24-07-02 11.35.PD

Specialistët e filologjisë franceze në vendin tonë kanë mundësi të mira për realizim profesional

Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..

botuar më 24-07-02 7.10.PD

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD