Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anketë: Maskat mbrojtëse dhe transporti publik – mision i mundshëm

Foto: BGNES

Në mes të verës, me një dekret të Ministrit të Shëndetësisë u vendos mbajtja e detyrueshme е një maske mbrojtëse ose е ndonjë mjeti tjetër mbrojtës, i cili të mbulojë hundën dhe gojën në të gjitha  vendet e mbyllura shoqërore, si një masë preventive kundra shpërndarjes së koronavirusit. Që atëherë është dhe kërkesa që gjatë zhvillimit të aktiviteteve shoqërore të respektohet një distancë prej 1 metër e gjysmë. Tani, tre muaj më vonë, masat po vazhdojnë të jenë në fuqi, numri i të sapo infektuarit në Bullgari po rritet dhe njerëzit gjithnjë e më seriozisht po shikojnë për parandalimin kundër Covid-19.

Më shumë kontrollime për mos mbajtje të maskave nga udhëtarët bëhen në transportin urban dhe ndër urban, tregoi një inspektim i Radio Bullgarisë. Transportuesit privat nuk lejojnë udhëtarë pa mjete mbrojtëse, kurse në transportin në masë të kryeqytetit shpesh ka kamera për kontrollim video, të cilat po kështu i respektojnë udhëtarët, që të venë maskën gjatë hipjes.


Zakonisht rreth 350 mijë njerëz në ditë hipin në metronë e Sofjes. Ata janë mes udhëtarëve të kontrolluar më shpesh, përveç për dokumente të rregullta për transport, kështu dhe për mbajtjen e maskave mbrojtëse. Kontrolli për një maskë të vënë realizohet dhe në transportin mbi tokë në Sofje dhe në vend, ku përqendrimi i udhëtarëve është i madh. Për tre muajt e fundit janë nxjerrë më shumë se 60 akte për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse në transportin publik të kryeqytetit. Gjoba për udhëtarët në Sofje është 300 leva, kurse kontrollimet janë të përditshme.

“Unë mbaj maskë që nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, por ve re që shumë njerëz i mbajnë poshtë qafës, pa i vendosur sipër buzëve-sqaron Margarita Ivanova, e cila shpesh udhëton në transportin urban me fëmijën e vet. I mbajmë që të mbrohemi nga viruset, pavarësisht se shumë njerëz dyshojnë se ky është një mjet efektiv. Mbajtja e maskave, sipas meje, është një gjë e mirë sepse në mjetet e transportit nuk është e këndshme, kur ndonjë kollitet dhe bile nuk ve dhe dorë mbi gojë , kjo rastis shumë shpesh dhe është e tmerrshme”. Udhëtarët e rinj më duket se janë më të prirë të injorojnë udhëzimet.


“Jo të gjithë njerëzit në transportin urban e ruajnë veten, por kjo është në mentalitetin dhe karakteristikën tonë kombëtare - mendon gruaja. Ne jo gjithmonë besojmë deri në fund , nuk jemi të disiplinuar plotësisht dhe nuk jemi në përputhje me personin pranë nesh. Shpesh pajtohemi me parregullsitë. Por, gjithsesi, pjesa më e madhe e njerëzve mbajnë maska, përshtaten me situatën. Ky është një respekt ndaj tjetrit, qoftë ai i njohur ose i panjohur, por po kështu është dhe një respekt ndaj vetvetes.”

Studenti Ivajllo Georgiev thotë se, udhëton rregullisht me urbanin shtetëror dhe më shpesh pa maska janë nxënësit, të cilët shkojnë ose kthehen nga shkolla. Nuk më bën një përshtypje të mirë, sepse kjo është e ardhmja e Bullgarisë. Por ata janë raste të veçantë, pjesa më e madhe e njerëzve e marrin parasysh situatën dhe i venë maskat e veta. Nuk mendoj se, në qoftë se imponohen kufizime më të shumta gjërat do të përmirësohen. Për ndryshe studentët bullgarë  janë të disiplinuar, shumë prej tyre mbajnë maska dhe në sallat e mësimdhënies, pavarësisht se nuk janë të detyrueshme, por të rekomandueshme”.

Dimana Hristova po kështu mendon se, i respektojmë rregullat:

“Po, unë mbaj maskë në transportin urban, por më bën përshtypje se dhe pjesa dërmuese e njerëzve kanë. Gjatë kohës së pandemisë m’u nevojit të udhëtoj jashtë vendit dhe mund të them se, në krahasim me shtetet e tjera, ne në Bullgari jemi më të disiplinuar. E mira është se, njerëzit tregojnë një interes dhe stil në zgjedhjen e maskave, shikoj njerëz me një dizajn të ndryshëm të maskave, ka dhe të tilla dëfryese”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES dhe BTA


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD