Vendi ynë prej disa vjetëve është në gjendje të një presioni zero nga ana e imigrantëve. Kapaciteti i qendrave për akomodimin e refugjatëve pranë agjencisë shtetërore është e zënë 15%. Janë të strehuar pak nën 800 refugjatë. Kjo do të thotë se fluksi i njerëzve, të cilët kërkojnë strehim tek ne është ulur rrënjësisht gjatë viteve dhe muajve të fundit - këtë e njoftoi për Radion Kombëtare Bullgare Rodosllav Stamenkov, Shefi i Përfaqësisë Bullgare të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.
Ai sqaroi se në kushtet e pandemisë gjatë muajit prill të këtij viti, kur kufijtë ndërshtetëror qenë të mbyllur, kishte kufizime të imponuara të brendshme për lëvizjen e lirë dhe mbledhjen e njerëzve. Gjatë asaj kohe është arrestuar vetëm një njeri për qëndrim të paligjshëm tek ne, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Statistika tregon se, që nga muaji maj deri tani mesatarisht rreth 400-500 emigrantë kanë hyrë në territorin tonë, ku vala më intensive zakonisht është gjatë muajve të verës. Numri i tyre është shumë herë më i pakët, në krahasim me valën e migracionit përpara disa vjetëve. Shtetet evropiane me flukse më të mëdha të migracionit në këtë moment janë Italia, Malta, Greqia, Qiproja dhe Spanja, saktësoi eksperti.
“Praktika tregon se, pavarësisht nëse njerëzit marrin statut për refugjatë ose jo tek ne, shumë pak mbeten në territorin e vendit, kurse pjesa më e madhe vazhdojnë drejt Evropës Perëndimore” - thotë Radosllav Stamenkov. Sa i përket rrezikut nga shpërndarja e koronavirusit përmes imigrantëve, ai sqaroi se, kur migracioni është i drejtuar drejtë, njerëzit në mënyrë të përshpejtuar vendosen në qendrat e krijuara të specializuara dhe rreziku minimizohet. Kudo ka objekte të karantinës dhe që të gjithë të strehuarit e rinj kalojnë përmes karantinës së detyrueshme prej 14 ditëve. Ankesa nuk ka, sepse kushtet jetike në këto vende janë fare normale, kurse kjo nga e cila kanë nevojë imigrantët, të cilët kanë kërkuar strehim tek ne , zakonisht është një konsultim me psikolog dhe ndihmë gjatë zgjidhjes së kazuseve të drejta dhe sociale.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES dhe arkiv
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..