Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mark Kadin: Për mua nuk ekziston jetë jashtë muzikës

Foto: BNR

Prindërit ishin ata të cilët e caktuan rrugën krijuese të njërit prej muzikantëve të talentuar të kohës sonë – Mark Kadin. Ai mësoi në shkollën muzikore në qytetin e lindjes Kramatorsk të Ukrainës. Aty nisi të ndjekë gjurmët e gjyshit dhe filloi të luajë në klarinetë. Pësuan vite të studimeve në Harkov dhe në Moskë, dirigjim i orkestrave më të njohura, turne në dhjetëra vende të mbarë botës.

Që nga takimi i parë me publikun bullgar në vitin 2003 Mark Kadin mban mend emocionin dhe përgjegjësinë e madhe të jetë rusi i parë pas periudhës së gjatë kur muzikantë nga Rusia rrallë herë ftoheshin në skenën bullgare. Pas këtij takimi ai filloi të vijë më shpesh.

Në vitin 2017 dirigjenti  Mark Kadin erdhi në Bullgari për të qëndruar në krye të Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare.

Vetëm një vit më vonë, në 2018, Orkestra Simfonike nën drejtimin e Mark Kadinit mori çmimin e madh “Sirak Skitnik”. Ky çmim jepet për kontribut në zhvillimin e Radios Kombëtare Bullgare si media publike. Dirigjenti pranon se ka filluar ta njohë dhe të studiojë muzikën bullgare që pasi është vendosur në Bullgari.

“Në Rusi është tepër e vështirë të zbulohen partitura të veprave të kompozitorëve bullgarë – shpjegon Mark Kadin. – Nuk kam ndonjë kompozitor të preferuar. Pra  çdo ditë, çdo javë, pra tërë jetën studioj partitura të ndryshme dhe nuk kam mundësi të shfaq preferenca. Prandaj nuk tregoj asnjërin. Respektoj të gjithë kompozitorët.”

Megjithëqë bënë shaka se ai nuk e di nëse ekziston jetë jashtë muzikës dhe edhe nuk ekziston ai nuk është për të, Mark Kadin ende gjen kohë për të udhëtuar. Varna, Loveç, Vraça, Shumen, Koprivshtica, Shikora Llëka janë vetëm një pjesë prej këndeve magjepse në vendin tonë të frekuentuara prej tij. Por mbi të gjithë atij i pëlqen kuzhina bullgare në të cilën çdo gjellë është shumë e shijshme për të.

Tepër mirë dirigjenti Mark Kadin flas gjuhën bullgare gjë e cila ai e pranon si një kompliment i pamerituar:

“Po flas me shumë gabime. Nuk më mjafton koha për të mësuar gjuhën dhe nuk kam stimul sepse të gjithë më  kuptojnë se çfarë dëshiroj të them. Problemi është që të shkruaj diçka pa gabime. Jam me shpresë se do të korrigjoj këtë. Kur më thonë kuptoj gjithçka, por kam vështirësi të flas.

Çfarë ndryshon Mark Lvoviç nga dirigjenti Kadin?

“Për asgjë. Edhe prapa skenës, edhe në kohën e repeticioneve, edhe në skenë jam i njëjti. Asnjëherë  nuk gënjej, kurrë nuk vë maskë. Pse? Sepse do të harrojë dhe do të ngatërrojë ku dhe çfarë maske kamë vënë – përgjigjet duke qeshur Mark Kadin. – Prandaj gjithë jetën jam i tillë siç jam dhe nuk kam pse të përshtatem me asgjë.”

Programi i stinës së re të Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare është i pasur dhe interesant.

Ne në fund dëshirojmë të mësojmë diçka tjetër: atë që nuk dinë njerëzit për Mark Kadin?

“Të gjithë që duan dinë gjithçka për mua. Dhe të gjithë ata që nuk duan le të vazhdojnë të mos dinë asgjë” – përgjigjet dirigjenti.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Fillojnë “Mbrëmjet e koncerteve bullgare në Nju Jork”

Krijime bullgare në interpretim të muzikantëve bullgarë – kjo është ideja, e cila ka lindur festivalin për një muzikë dhome në Nju Jork. Kryetare e komitetit organizativ është pianistja Lora Tchekoratova, e njohur me festivalin e krijuar prej saj..

botuar më 20-10-27 1.05.MD
“Nomadëve Fluturues”

Projekti i ri “Sintezis” – i incizuar mes qetësisë së natyrës

Projekti i ri audio-vizual i “Nomadëve Fluturues”, i prezantuar nga Daniell dhe Kristina Angjellovi, quhet “Sintezis” dhe i kushtohet natyrës dhe bilancit delikat të saj me njerëzimin. Vendi, të cilin e kanë zgjedhur për të xhiruar videon e vet të..

botuar më 20-10-26 10.53.PD

Vasko Vasilev mbushi 50 vjeç: “E dua publikun dhe kolegët e mi, ëndërroj që të kthehemi nëpër salla!"

Ai e ka filluar karrierën e vet kur ka qenë vetëm 10 vjeç si një fëmijë-çudi. Vaskoja është një nga interpretuesit më karizmatik, të cilët skena bashkëkohore njeh. Koncertet e tij gjithmonë shkaktojnë një interes të madh, për të cilat ai shpërblehet me..

botuar më 20-10-14 2.29.MD