Për shkak të pandemisë nga Covid-19, pritet që viti 2020 të përfundojë me një ulje prej 10% në shpenzimet e përgjithshme për reklamë në mediat dhe ato të kthehen drejt nivelit nga viti 2018 - rreth 415 milionë leva. Vetëm tek reklamat në mediat digjitale është e mundur një rritje prej 45 mbi një bazë vjetore, thuhet në prognozën e Shoqatës bullgare të Agjencive të Komunikimit.
Pritet që gjatë këtij viti investimet në reklama në mediat digjitale tek ne të arrijnë deri më 127 milionë leva, kundrejt 122,1 milionë një vit më përpara. Në këtë mënyrë mediat digjitale do të mundin të tërheqin mbi 30% nga investimet e përgjithshme për një reklamë të mediave në tregun tek ne.
Televizioni mbetet kanali më i preferuar për reklamë me 54% prej investimeve të përgjithshme gjatë vitit 2020, pavarësisht nga ulja e prognozuar prej 13% mbi një bazë vjetore kundrejt vitit 2019.
Kurse radioja është media, e cila mbase do të ruajë nivelet më të ulëta të uljes në investimet e veta për reklamë - nga 11% për vitin 2020. Gjatë dy vjetëve të tjera parashikohet që tregu pak nga pak të rivendoset, ku gjatë vitit 2022, investimet në mediat të tejkalojnë të paktën me 20 milionë leva këto nga periudha përpara pandemisë, duke arritur afro gjysmë miliardë leva, sqarojnë nga Shoqata bullgare të agjencive të komunikimit.
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..