Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri Gent Cakaj: Shqipëria do të respektojë të gjitha të drejtat e pakicës bullgare

Ministri Gent Cakaj dhe Nënpresidentja Iliajana Jotova
Foto: BTA

Pas njohjes zyrtare të pakicës etnike bullgare në Shqipëri në vitin 2017 ajo disponon të gjitha të drejtat, përfshi këtu dhe mundësinë për mësimin e gjuhës amtare, vuri në dukje Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj para Nënpresidentes Ilijana Jotova, njoftoi zyra e shtypit e Presidencës.

Nënpresidentja bullgare e falënderoi palën shqiptare për njohjen e minoritetit bullgar dhe shprehu dëshirë që shtetasit shqiptarë me prejardhje bullgare të mësojnë gjuhën bullgare në shkollat shqiptare. Në vitin 2017 Ilijana Jotova u takua me shoqatat bullgare në Tiranë dhe Gora dhe që prej atëherë ajo mirëmban marrëdhënie të shkëlqyera me to. Nënpresidentja vuri në dukje se aktualisht bullgarishtja mësohet në mënyrë fakultative në Universitetin e Tiranës dhe shtroi çështjen që ajo të mësohet në një kurs, ose profil në kuadrin e disiplinës “Filologji Sllave”

Në takim u shqyrtua edhe regjistrimi i popullsisë në Shqipëri gjatë vitit 2021. “Jam e bindur se shteti shqiptar do të bëjë të gjitha përpjekjet që të mos ketë presion mbi minoritete”, theksoi Jotova. Nga ana e vet Ministri Cakaj nënvizoi shprehimisht se regjistrimi i popullsisë do të zhvillohet në kushtet e një transparence të plotë.

Integrimi evropian i vendeve nga Ballkani Perëndimor ishte një theks tjetër në bisedime. “Jemi të bindur se anëtarësia evropiane e Ballkanit Perëndimor është garant për stabilitetin në tërë regjionin dhe në Evropë”, deklaroi Ilijana Jotova.

Miku shqiptar shprehu njohjen e vjet për përkrahjen e pandërprerë të Bullgarisë dhe shtoi se megjithë problemet e BE-së për Shqipërinë nuk ka rrugë tjetër dhe se Evropa e Bashkuar nuk do të jetë e tërë pa Ballkanin Perëndimor.

Nënpresidentja bullgare propozoi krijimin e grupeve të punës mes dy shteteve tona. “14 vjet më vonë Bullgaria mund të jetë një këshilltare shumë e mirë jo vetëm për çështjet politike, por edhe për ato teknike”, shënoi ajo dhe theksoi rëndësinë e Procesit të Berlinit për zhvillimin e kësaj pjese të Evropës, por shprehu keqardhjen e vet se projektet në kuadrin e tij nuk zhvillohen me tempin e domosdoshëm, sidomos sa i përket Korridorit Nr. 8.

Nënpresidentja ia dhuroi Ministrit Cakaj vëllimin e parë të librit të doc. dr. Spas Tashev “Komunitetet bullgare në Ballkanin Perëndimor. Proceset politike dhe pasojat etnografike dhe demografike (1913-2019)” kushtuar Shqipërisë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vlerësimet për resorin bullgar në KE - nga kënaqësia deri në zhgënjim

Komisionerja bullgare Ekaterina Zaharieva merr resorin "Start-ups, kërkimet shkencore dhe inovacionet" në Komisionin e ardhshëm Evropian. Për mediat, Ekaterina Zaharieva e përcaktoi resorin e saj si "portofoli i së ardhmes", dhe më pas refuzoi t'u..

botuar më 24-09-17 5.34.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rajoni Tulcea po përgatitet të bëhet një gjeopark i UNESCO-s Autoritetet në qarkun Tulcea po ndërmarrin hapa për ta kthyer Dobruxhën Verilindore në një Gjeopark Global të UNESCO-s, një territor i zhvillimit të qëndrueshëm, vlerat e të..

botuar më 24-09-14 10.25.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia dëshiron të anëtarësohet në BRICS Turqia ka aplikuar për anëtarësim të plotë në BRICS dhe anëtarësimi i saj do të diskutohet në samitin e organizatës në Rusi në tetor, raportojnë mediat bullgare. Nëse pranohet, do të jetë vendi i parë..

botuar më 24-09-07 8.15.PD