Më 19 tetor Kisha Ortodokse Bullgare kremton solemnisht transferimin e lipsanave të Shën Joan Rillskit në Sredec (Sofja e sotme) dhe kanunizimin e tij zyrtar si shenjtor. E quajnë çudibërës, sepse me emrin e shenjtorit janë lidhur shumë dëshmi të lutjeve të dëgjuara dhe të shërimit hyjnor të sëmundjeve të ndryshme.
Që si i gjallë Joan Rillski fitoi në trojet bullgare famën e ndërmjetësit të Zotit. Megjithëse jetonte shumë vite në vetmi të plotë në pyllin e malit Rilla njerëzit vazhdimisht e kërkonin për përkrahje dhe mbrojtje. Pasi vdiq më 18 gusht të vitit 946 e varrosën në shpellën afër Manastirit të Rillës të themeluar nga ai.
Pas ca kohe ai u shfaq para vëllezërve murgj dhe i porositi për t’i transferuar lipsanat e tij në Sredec. Më 1 korrik 1469 murgjit i kthyen eshtrat në Manastirin e rinovuar të Rillës, ku edhe sot e kësaj dite besimtarët kërkojnë mbrojtjen e Shenjtorit.
"Nuk disponojmë të dhëna të mjaftueshme për të – vë në dukje ati Bojan Sarëev. Koha në të cilën ka jetuar është e largët, në fund të shekullit IX dhe në fillim të shekullit X. Këto kanë qenë kohëra të vështira dhe të sëmura për popullin dhe shtetin. Korrupsioni në rrethet e larta politike ka qenë i madh, ka pasur sekte. Ndërsa prishja morale i kishte poshtuar të gjitha shtresat e shoqërisë. Pikërisht në këto kohëra të rënda Zoti e e dërgoi Shën Joan Rillskin që të na tregojë të vërtetat e Ungjillit të Shenjët."
Tërë intervistën me atin Sarëev mund ta lexoni në publikimin “Shën Ivan Rillski – mbrojtësi i Bullgarisë” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Që nga viti 1995 e këtej dita e Shën Joan Rillskit – 19 tetori, shënohet edhe si Dita e Mjekut Bullgar.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..
Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..
Historitë e harruara të fshatrave bullgarë të zhytur nën ujë për shkak të ndërtimit intensiv të digave në periudhën 1950-1986 do të shfaqen në ekspozitën "Të humbur nën ujë", e cila hapet sot në hapësirën kulturore të kryeqytetit Bobbina...