Këtë mbrëmje nga ora 18.00 është parashikuar një protestë para Pallatit Gjyqësor në Sofje, organizuar nga iniciativa “Drejtësi për të gjithë” me kërkesë për dorëheqjen e Kryeprokurorit Ivan Geshev dhe reformimin e Prokurorisë. Organizata joqeveritare ka planifikuar gjithashtu një procesion në mbrojtje të sundimit të ligjit, lirisë dje demokracisë deri në godinën e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Sipas traditës sot nga ora 19.00 për 105-ën mbrëmje me radhë para godinës së Presidentit do të mblidhen të pakënaqurit nga qeverisja e Kryeministrit Bojko Borisov dhe e kabinetit të tij.
Në demonstratën e djeshme protestuesit reaguan ashpër kundër mbajtjes së detyrueshme të maskave në ambiente të hapura, e cila hyn në fuqi dtën e enjte. Ata bllokuan përkohshëm udhëkryqin kryesor tek Orllov Most, transmetuan reporterët tanë.
Në Bullgari, organizimi i vaksinimit nuk është i mirë dhe nuk ka vaksina për të gjithë. Kjo është arsyeja se pse është me rëndësi që vendi ynë të vaksinojë dhe të mbrojë së pari të sëmurët kronikë dhe të moshuarit, sepse ata janë më të rrezikuarit...
Asociacioni kombëtar i prodhuesve të duhanit ngul këmbë që gjatë vitit 2021 dega të marrë ndihmë shtetërore sipas skemës de minimus. Tema do të diskutohet gjatë Këshillit Konsultativ për duhanin sot, transmetoi reporterja jonë Veselina Millanova...
772 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari për 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar të Informacionit. postuar në mesnatë. 5.7% e totalit të 13 540 testeve të kryera janë pozitive. 60 njerëz vdiqën nga..
Gjendja e jashtëzakonshme epidemike zgjatet deri më 30 prill. Qeveria miratoi vendimin dhe Kryeministri Bojko Borisov urdhëroi Ministrin e..
Më se gjysma e bullgarëve tashmë kanë imunitet kolektiv kundër Covid-19 Imuniteti kolektiv fillon të funksionojë. Mbi 50 për qind e njerëzve..
Imuniteti kolektiv fillon të funksionojë. Mbi 50 për qind e njerëzve nuk do të reagojnë ndaj virusit, sepse ata janë imunë nga takimet e mëparshme me..