Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Diko Zonana – kur mirësia i hap rrugë bujarisë

Foto: arkiv personal

Nganjëherë një djalë mund të ndryshojë jetën e babait të vet, pavarësisht nga zgjedhja e babit të ecë nëpër rrugën e përcaktuar dhe të rrahur. Kështu ka ndodhur dhe me Diko Zonana nga Izraeli - fati është vërtitur kështu që ka ndryshuar krejtësisht jetën dhe botëkuptimin e tij. Kurse fillimi i rrugës është në Bullgari.

Në kohën e rinisë Dikoja ka qenë valltar, por në një moment të caktuar është dashur të vazhdojë profesionin e babait të tij dhe të bëhet këpucëtar. Dhe pikërisht në momentin kur e merr zanatin në duart e tij, djali i tij ka filluar të interesohet prej magjive. Ndodh kështu, që në një moment të caktuar, djalit 7 vjeç i është dashur asistent...dhe ai zgjedh babin e tij.

Gjatë asaj kohe Dikoja akoma ka vallëzuar dhedjali i tij është paraqitur disa herë në skenë dhe pothuajse menjëherë është bërë favorit i publikut. I ftojnë në kanalin e vetëm të televizionit të atëhershëm izraelit, ku dyshja e iluzionistëve Çiko dhe Diko prezantohet përpara publikut: “Në vazhdim të 8 vjetëve , qemë çdo javë në programin televiziv “Çiko dhe Diko” atë e bir.Dhe qe një sukses i madh. Dhe ky sukses vazhdon dhe sot”.

Në të njëjtën kohë Dikoja hap dyqan për atribute të llojllojshme skenike, përfshi dhe për të bërë magjira, ku fëmijët janë mes vizitorëve më të rregullt. Në të gjithë Lindjen e Afërt ka vetëm një dyqan të tillë:

“Unë jam 55 vjeç këtu. Më njohin që të gjithë.Tani, në televizionin për fëmijë ka një program të posaçëm, ku i mësoj fëmijët të bëjnë hile. Unë u tregoj sesi bëhet me materiale që kam nëpër duar, të cilët mund t’i gjejnë në shtëpinë e tyre. Dhe rreth kësaj ata vijnë dhe në dyqan. Kurse tani, me koronavirusin iluzionistët nuk punojnë dhe nuk vijnë për të blerë rekuizitë. Klounët po kështu nuk punojnë dhe ata nuk vijnë.  Vetëm fëmijët vazhdojnë të vijnë. Unë punoj dhe me teatro të mëdha dhe u punoj me porosi atë që u duhet, por tani  dhe ata janë mbyllur. Ja këtu jam unë - shënon Dikoja dhe tregon fotografi nga momentet e veta në skenë: Bëjmë numrin tonë me një grua të përqendruar në ajër - sqaron ai dhe shton me buzëqeshje – Tani që të gjithë jemi në ajër.”

Dikur, familja e Diko Zonanës, përpara se të shpërngulen për në Izrael, ka jetuar në Bullgari, në qendrën e vjetër të kryeqytetit, në afërsi me Stacionin Qendror Hekurudhor.

Unë kam lindur në Sofje - kujtohet Dikoja në një gjuhë të mirë bullgare. Jetonim në rrugën Hristo Botev numër 121.Shtëpia jonë është akoma aty, por ia dhamë komshiut tonë, i cili qe shumë i mirë me ne. Ai nuk ishte hebre dhe i ndihmonte shumë nënës sime, në vitet e periudhës 1939-1943, kur babai im qe i dërguar në një kamp të detyrueshëm për punë. Për hebrenjtëkishte një orë komandanti dhe u qe e ndaluar të dalin nga shtëpitë e tyre përpara orës 10 në mëngjes dhe pas orës 15 pasdite.Fqinji ynë bënte pazare dhe për ne. Çdo herë, kur karroca ime është prishur, ai e ka ndrequr. Mamaja ime vazhdimisht përsëriste “Diko, kur karroca jote prishej, ai e ndreqte”. Kurse kur u transferuam në Izrael  dhe pas viteve na e kthyen shtëpinë, e cila qe e nacionalizuar  gjatë kohës së socializmit, unë i thash nënës sime që t ’ia japim me testament. Ky është një peshqesh i mirë. Aty mund të bëhet një hotel. Kur kalova që aty përpara ca kohë, shikoj vendin, akoma aty është”.

Tani, Dikoja shpreson të lejojnë fluturimet, që të mund përsëri të vijë në Sofje. “Po pres vetëm që të hapin qiellin dhe do të jem në Bullgari”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënkryetari i një bashkie shqiptare kërkon një jetë më të mirë për bullgarët në Shqipëri

Agron Nuredinaj prej disa muajsh është pjesë e administratës së re bashkiake të qytetit të Kukësit në veri të Shqipërisë. Qendra bashkiake është përgjegjëse edhe për fshatrat në rajonin e Gorës, ku një popullsi me origjinë bullgare dhe me vetëdije..

botuar më 24-02-03 7.30.PD
Çavdar Arnaudov

Çavdar Arnaudov: Në Radio Bullgaria, pata fatin të punoja me përkthyesit më të mirë nga dhe në frëngjisht

Radio Bullgaria në formën e saj origjinale u shfaq një vit e një muaj pas krijimit të Radios Bullgare, në atë kohë Radio Sofja. Radio Bullgaria që në fillimet e saj paraqet një imazh të ndryshëm dhe autentik të vendit tonë dhe në këtë rol të rëndësishëm..

botuar më 24-01-25 7.30.PD

Ellzhana Popova: "Në kinemanë italiane ekziston ende një imazh klishe i grave të Evropës Lindore"

Ajo është një nga aktoret bullgare më të fotografuara në vitet 80 të shekullit të 20-të. Ajo ishte gjithashtu pjesë e trupës së Teatrit Kombëtar në Sofje me një prani të dukshme skenike. Ellzhana Popova është një legjendë për një brez të tërë bullgarësh...

botuar më 24-01-22 7.25.PD