“Ligji për Radion dhe Televizionin u korrigjua disa herë, por nuk ka një tekst të tërësishëm i cili të përputhet me situatën aktuale dhe të jetë me perspektivë të paktën 5 vjet përpara.” Këtë e tha për BNR Rajna Konstantinova, kryetare e Këshillit Publik të BNR.
Lidhur me dorëheqjen e depozituar të drejtorit të përgjithshëm Andon Balltakov ajo tha se “një drejtor i përgjithshëm dëshiron të bëjë diçka por shikon se duart e tij janë të lidhura sepse diçka që është me rëndësi për të mungon. Nuk mendoj se Ministria e Kulturës e ka fajin. Problemi është në moszbatim të angazhimeve.”
Rajna Konstantinova shtoi, se tashmë 27 vite me radhë debatohet se kujt i përkasin mediat publike. Akoma ka njerëz duke përfshirë dhe politikanë të cilët mendojnë se Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) janë shtetërore.
Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje. Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..
Bullgaria i bashkohet konsorciumit evropian të qendrave kombëtare për trajtimin e kancerit. Para BNR-së, dr. Asja Konsullova theksoi se për këtë është punuar për shumë vite, “sepse pacienti bullgar meriton të trajtohet në një qendër kanceri dhe në..
Bullgarët janë të vetëdijshëm për shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Por ata janë të painformuar për kundërmasat. Këtë e tregojnë të dhënat për vendin, nga sondazhi i fundit i 6-të radhazi i klimës i Bankës Evropiane të Investimeve...
"Mbi 60 për qind prej shoqërisë bullgare ka probleme me peshën. Obeziteti është si një ortek. Të jesh i shëndoshë është një stigmë. Shoqëria thotë se..