Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria insiston për më shumë se dy prokurorë evropianë

Krasimira Filipova
Foto: BGNES

Kryeprokurorja evropiane Laura Kjoveshi u takua me zëvendës kryeprokuroren bullgare Krasimira Filipova, transmetoi BTA.

Filipova rikujtoi pozitën e kryeprokurorit Ivan Geshev se duke marrë parasysh punën që duhet të kryhet në Bullgari dy prokurorë të deleguar nga Prokuroria Evropiane nuk do të mjaftojnë. Filipova theksoi se me ndryshimet e pritura në Kodin Penal dhe në Ligjin për Pushtetin Gjyqësor përveç sinkronizimit me Parlamentin Evropian do të garantohet edhe pavarësia e prokurorëve evropianë.