Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Drejtori i BNR-së mbetet në postin e vet

Andon Balltakov
Foto: Ani Petrova

Në mbledhjen e përbashkët sot në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) drejtori i medias Andon Balltakov bëri të ditur se do të tërheqë dorëheqjen e vet të parashtruar në Këshillin e Mediave Elektronike. Më 21 tetor Balltakov deklaroi se jep dorëheqje për shkak të mungesës së vullnetit për ndryshimin e rregullores normative, e cila të garantojë një radio të pavarur dhe absolutisht të lirë nga përzierjet politike.

Një ditë para se të largohet përfundimisht nga media Balltakov thirri një mbledhje të përbashkët, në të cilën nënvizoi se kolegët në BNR e kanë motivuar për ta tërhequr dorëheqjen e vet, që të mbetet bashkë me ta në betejën për mbrojtjen e funksionit publik të BNR-së.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

EK: Rreziku i lartë i varfërisë dhe pabarazia e konsiderueshme e të ardhurave në Bullgari

Pjesa e popullsisë në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social në Bullgari mbetet e lartë dhe pabarazia e të ardhurave është e konsiderueshme. Kjo theksohet në dokumentin e punës të Komisionit Evropian për konvergjencën sociale të vendeve anëtare..

botuar më 24-05-12 9.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në orët e mëngjesit do të ketë më shumë vranësira në rajonet ekstreme lindore dhe jugore, por pa reshje. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...

botuar më 24-05-10 7.35.MD

Ka një rritje të numrit të refugjatëve ukrainas në Bullgari

Dy vjet pas fillimit të luftës në Ukrainë , fluksi i refugjatëve nuk ndalet dhe aktualisht po rritet sërish pas një rënie të caktuar. Këtë e deklarojnë ukrainasit që jetojnë në Bullgari, të cilët ndihmojnë në përshtatjen e të sapoardhurve...

botuar më 24-05-10 6.27.MD