Shkolla Bullgare e Pikturimit ka traditat e veta shumëshekullore dhe emra me të cilët është e famshme në të gjithë botën. Vlaldimir Dimitrov-Mjeshtri, Zllatju Bojaxhiev, Deçko Uzunov, Ivan Mërkviçka, Ivan Milev, Konstantin Shtërkellov janë vetëm një pjesë prej krijuesve të cilët zënë vend të denjë në thesarin botëror të artit figurativ. Mirëpo, pak më të njohura janë zonjat në këtë “top listë”. Disa prej tyre janë plotësisht të harruara, ndërsa për të tjerat flitet rrallë herë.
Fakt me të cilin mund të krenohet çdo komb është se në vitin 1999 Instituti biografik Amerikan (American Biographical Institute, Inc.) nominoi piktoren bullgare Lika Janko (67) për grua të vitit. Më se 20 vjet me radhë piktorja me prejardhje shqiptare ishe e ndaluar në Bullgari. Ekspozita e saj e parë me vete në Sofje në vitin 1967 u mbyll ditën e gjashtë pas hapjes ndërsa Jankos iu ndalua të ekspozonte deri në vitin 1981. Pushtetarët e akuzuan në “avangardizëm”, “formalizëm” dhe “mosdisiplinë”. 14 vjet asaj iu ndalua të prezantonte veprat e saj dhe të udhëtonte jashtë shtetit. Skandali i zhurmshëm ndihmoi popullaritetin e saj dhe e bëri një nga krijuesit më të kërkuar. E hidhëruar nga ndalesa e imponuar ajo ndaloi së shfaquri artin e saj para publikut. Vitet e fundit ka një interes të theksuar ndaj krijimtarisë së piktores Lika Janko. Sidoqoftë fati i saj është vetëm një nga shembujt e hidhëruar nga koha para ndryshimeve në Bullgari.
Krejt e ndryshme ishte jeta e njërës prej piktoreve të para bullgare Elisaveta Konsullova-Vazova (1881-1965). Ajo ishte bashkëshorte e aktivistit shoqëror dhe politik Boris Vazov – vëlla i Patrikut të Letërsisë Bullgare Ivan Vazov. Midis dy luftërave botërore Elisaveta Konsullova-Vazova kishte një sukses jashtëzakonisht të madh ndërkombëtar.
Gjatë kësaj periudhe u shfaqën edhe piktoret moderniste si Vera Nedkova (1908-1996) dhe Vera Llukova (1907-1974), si dhe Sulltana Suruzhon (1900-1962), e cila fitoi popullaritet në Izrael ku përjetoi ditët e veta të fundit. Këtë e tregoi para Radio Bullgarisë Milena Ballçeva-Bozhkova. Bashkë me profesorin Çavdar Popov janë krijuesit e albumit të ri dygjuhësor “Pesëdhjetë gra në pikturën bullgare”.
Milena Joiç është piktorja e vetme bullgare e cila ka vepra të ekspozuara në Muzeun e Grave Piktore në Uashington.
Prania e grave në artin figurativ bullgar u regjistrua mezi gjatë dy dekadave të para të shekullit XX. Sidoqoftë në se flasim për shfaqjet e para të zonjave në këtë fushë, ato bëhen fakt në kufirin midis shekullit të XIX dhe atij të XX. Ato janë sporadike dhe janë kryesisht në fushën e pikturës. Pas kësaj gratë fillojnë të shfaqen gjithnjë më aktivisht në të gjitha fushat e arteve plastike – pikturë, grafikë, skulpturë, tekstile, qeramikë.
Materiali që u përfshi në album është vetëm një pjesë e vogël e historisë së pikturës bullgare, e cila krijon një përfytyrim për zhvillimin e artit figurativ tek ne që nga fillimi i shekullit të XX e deri në ditët tona.
Është interesante, se ideja për këtë botim lini para afro dy vjetësh. Atëherë princi i lindur në Bullgari Nikita Llobanov-Rostovski vizitoi Fondacionin Ndërkombëtar “Shenjtorët Kirill dhe Metodijh” ndërsa pak më vonë dhuroi 3 000 euro për realizimin e projektit.
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaFilmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më..