Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 238

Foto: EPA/BGNES

“Ndihma urgjente” ndodhet para kolapsit

Mjekët urgjentë janë shumë vështirësuar në provat e tyre që t’u përgjigjen qindra sinjaleve, pasi çdo ditë numri i të infektuarve me Covid-19 rritet, tha për Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/ Katja Sungarska, zëdhënëse e “Ndihmës Urgjente”.

Që prej tetë muajsh mjekët urgjentë punojnë jashtëzakonshëm dhe vetëm dje në kuadrin e 12 orëve 18 ambulanca duhej të vizitonin 418 pacientë – gjysma prej tyre në shtëpi ku ka të infektuar me Covid-19.

“Me rritjen e numrit të të infektuarve gjithnjë e më shpesh ambulancat shkojnë nëpër spitale, duke provuar të vendosin pacientë me koronavirus”, theksoi ajo.

Një nga katër bullgarë ka Covid-19

Çdo njeri i katërt te ne ka koronavirus gjatë 20 ditëve të fundit, bëri të ditur për Televizionin Kombëtar Bullgar prof. Radka Argirova. Virusologja shtoi se ka shumë njerëz me simptomat e sëmundjes, të cilët nuk testohen.

Sipas saj jo të gjithë duhet të testohen me PCR teste, por të përdoren testet e shpejta antigjen, sidomos në qoftë se pacientët duhet të operohen. Parashikohet që të bëhen teste të shpejta edhe nga Ndihma Urgjente, kur shkojnë për vizita në shtëpi.

Prof. Radka Argirova tha gjithashtu se koronaviruset përhapen nga kafshë të ndryshme dhe jo nga laboratorët.

Përsëri antirekord i të infektuarve me koronavirus

2 891 raste të reja të Covid-19 nga 12 634 PCR teste janë konstatuar gjatë 24 orëve të fundit në Bullgari, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ, domethënë afro 23% e testeve kanë rezultuar pozitive – kjo bën 202 veta më shumë në krahasim me ditën e djeshme.

Brenda harkut të shënuar kohor kanë vdekur 29 veta, të shëruarit janë 182, në spital ka 2 447 pacientë – 165 prej të cilëve në repartet intensive. Mjekët e infektuar janë 99. Rastet aktive janë 29 910. Që nga fillimi i epidemisë 51 041 veta janë infektuar me Covid-19.

Çdo një i infektuar i dhjetë me koronavirus te ne është mjek

Mjekët te ne janë rreth 10% e të gjithë të sëmurëve, njoftoi për Televizionin Nova dr. Nikollaj Brënzallov, zëvendës kryetar i Bashkimit të Mjekëve Bullgarë. “Pavarësish se sa të mira janë forcat mbrojtëse të njeriut vjen një moment, kur ato nuk mund t’u rezistojnë të gjitha këtyre sulmeve”, komentoi ai dhe dha si shembull specialistë të sëmurë nga koronavirusi megjithë mjetet e përdorura mbrojtëse. Sipas fjalëve të tij ka për të mësuar shumë për Covid-19.

Telemjekësia në ndihmë të të sëmurëve nga koronavirusi

Për herë të parë te ne për pacientët në spitalin e kryeqytetit “Aleksandrovska” punon një sistem sipas parimit të telemjekësisë. Në dorën e pacientit vendoset një pajisje e posaçme, e cila mat temperaturën e trupit, regjistron rrahjen e zemrës dhe përdoret për elektrokardiografi.

Nëpërmjet një Bluetooth pacienti mund të lidhet në çdo kohë me mjekun e vet dhe të marrë informacion. Në kushtet e koronavirusit ky sistem kufizon kontaktet dhe përkatësisht përhapjen e infeksionit.

Shtretër do të sigurohen, por nuk ka punonjës mjekësorë të cilët të kujdesen për të sëmurët

“Në fillim të epidemisë së koronavirusit vendi ynë mori masat e domosdoshme për kufizimin e infeksionit, por verën situata doli jashtë kontrollit dhe tani po e shohim rezultatin, deklaroi para televizionit BTV prof. Genço Naçev, drejtor i spitalit “Shën Ekaterina”. “Numri i të infektuarve është shqetësues”, komentoi ai duke shtuar se ka shumë njerëz jashtë statistikave që gjithashtu janë me Covid-19.

Mjeku theksoi se ka qenë një gabim i madh që t’u jepet fjala për koronavirusin shumë njerëzve. Sipas tij problemi i madh është mungesa e mjekëve, “Shtretër do të sigurohen, por nuk ka punonjës mjekësorë të cilët të kujdesen për këta të sëmurë”, tha në përfundim ai.

Ekonomia nuk do të përballojë një mbyllje të dytë

Turizmi, transporti, pronarët e restoranteve dhe kultura janë sektorët më të prekur nga kriza e koronavirusit, njoftoi para televizionit bTV Radosvet Radev, kryetar i Dhomës Ekonomike Bullgare. Ai u mbështet te statistika kombëtare, sipas së cilës kompanitë në të gjitha degët regjistrojnë ulje të xhiros së tyre me 30%.

Ekonomia nuk do të përballet me një mbyllje të dytë, është i bindur Radosvet Radev. Sipas tij një sërë ndërmarrjesh kanë shkurtuar personelin e vet dhe kanë pakësuar vëllimin e punës, që të mbijetojnë, por po të ketë karantinë të dytë nuk do të mund të rimëkëmben.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Minatorët bllokuan qendrën e Sofjes kundër liberalizimit të energjisë elektrike dhe ndërprerjeve

Mijëra minatorë dhe punëtorë në sferën e energjisë, anëtarë të dy sindikatave, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, u mblodhën për të protestuar në hapësirën mes godinave të Kuvendit Popullor dhe..

botuar më 24-04-25 2.22.MD
Rosen Zheljazkov

Deputetët shkarkuan Rosen Zheljazkov nga posti i Kryetarit të Kuvendit Popullor

Kuvendi Popullor votoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov, me kërkesë të “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP për Bullgarinë" dhe "Vëzrazhdane". Nga 232 deputetë të pranishëm në sallën plenare, 129..

botuar më 24-04-25 12.09.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov uroi PP-DB për koalicionin e tyre të ri me BSP dhe "Vëzrazhdane"

““Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB)  janë hipokritë, koalicioni i ri i tyre është me “Vëzrazhdane” dhe BSP. Më lehtësojnë shumë që nuk do të ketë më pyetje për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS), PP-në, apo..

botuar më 24-04-25 11.43.PD