Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Organizata Kombëtare e Pacientëve merr përsipër transportimin e dhuruesve të plazmës së gjakut

Foto: EPA/BGNES

Organizata Kombëtare e Pacientëve merr përsipër shpenzimet e të gjithë njerëzve nga vendi që dëshirojnë të dhurojnë plazmën e gjakut. Shpenzimet përfshijnë transportin deri në Sofje dhe qëndrimin dyditor në hotel.

Këtë e tha për BNT Çavdar Botev, hematolog në Qendrën Kombëtare të Hematologjisë dhe përfaqësues i Organizatës Kombëtare të Pacientëve.

Një nga variantet e mjekimit të Covid-19 është me plazmën e gjakut të njerëzve të cilët tashmë e kanë kaluar sëmundjen. Plazma e tillë tani mund të dhurohet vetëm në Sofje.

Para kohe u bë e qartë, se dhuruesit e plazmës së gjakut janë pak dhe ka pamjaftueshmëri për disa grupe të gjakut.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjendja e të lënduarve nga Maqedonia e Veriut që po trajtohen në Bullgari mbetet e rëndë

Gjendja e 14 të dëmtuarve në incidentin tragjik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët janë pranuar për trajtim në Bullgari, vazhdon të jetë e rëndë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Tetë pacientët e shtruar në spitalin e urgjencës “..

botuar më 25-03-18 2.37.MD

Presidenti dhe kryetari i Kuvendit Popullor shprehën ngushëllime në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Bullgari

Presim që pala maqedonase të vendosë nëse ka nevojë për marrjen e 10 personave të tjerë të lënduar nga zjarri në Koçani. Këtë e tha presidenti Rumen Radev pas nënshkrimit të librit të ngushëllimeve në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Sofje...

botuar më 25-03-18 1.20.MD

Qindra vullnetarë dhurojnë gjak për të lënduarit e tragjedisë së Koçanit

Gjashtë banorë të qytetit Koçani të Maqedonisë së Veriut po udhëtojnë drejt Spitalit “Pirogov” në Sofje për të dhuruar gjak. Ata kanë grupin e rrallë të gjakut A, faktorin Rhesus negativ, i cili është i nevojshëm urgjentisht për një nga pacientët në..

botuar më 25-03-18 11.24.PD