“Ende nuk jemi në gjendje të miratojmë kornizën negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut.” Këtë e tha në një brifing zëvendës kryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva.
Sipas saj pala maqedonase shkel sistematikisht Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë, krijon pengesa për investimet bullgare, nuk bën hapa për kapërcimin e gjuhës së urrejtjes.
“Pozita e kryeministrit Bojko Borisov dhe e qeverisë bullgare është dashamirëse, por nuk do të tolerojë kompromise të cilat çojnë në fushatë antibullgare. Do të jetë e vështirë për mbarë BE-në të kemi çështje të hapura. Edhe tani ka shembuj të tillë që nuk janë të këndshëm”, tha ministrja Zaharieva.
Sipas saj akoma ka shans të arrihet pajtim mbi kornizën negociuese. “Nuk ka shumë kohë, por fakti, se presidenca gjermane e Këshillit të BE-së është e angazhuar me procesin jep indikacione të mira. Do të jetë në dëm të Shkupit në se ai nuk dëshiron të përfshihet në suazën e caktuar”, tha ministrja Zaharieva.
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria duhet të përballojnë dallimet e tyre deri më 10 nëntor, kur ka për t’u realizuar takimi i ministrave të punëve të jashtme të shteteve të BE-së, në të cilin duhet të miratohet korniza negociuese.
Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..
Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga kujtimet e tij më të bukura janë nga Bullgaria, por akuzoi Sofjen për ngecje të integrimit evropian të..