Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arsim nga distanca ose në shkollë - kjo është pyetja

Foto: Twitter

A është e rrezikshme të shkohet në shkollë? - tema e ka angazhuar shoqërinë tonë që nga fillimi i valës së dytë të pandemisë. Vendi ynë shënon rekordin e radhës të të infektuarve të rinj me Covid-19. Më 3 nëntor 30,68% nga PCR testet e bëra ishin pozitive, ndërsa sot kjo përqindje është tashmë 36.52%. Shumë shkolla deklarojnë për mësues të infektuar ose të karantinuar, një fakt shqetësues janë dhe rastet e rezultateve vdekjeprurëse tek mësuesit e sëmurë në vend.

Dhe në qoftë se gjatë muajit shtator, në fillim të vitit mësimor, mbi mësimin në një mjedis elektronik shikohej si mbi një variant rezervë dhe vetëm në raste përfundimtare, tani kjo është fakt për nxënësit në gjimnazet dhe në universitetet në Bullgari. Ndërkohë, drejtorëve të shkollave u deleguan autorizimet për të përcaktuar vetë kushtet dhe pas lejes së ministrit të arsimit të kalojnë drejt një mësimi në distancë. Natyrisht që ka një orientim të përcaktuar nga ministri  i shëndetësisë - mungesë të 15% nga nxënësit ose të mësuesve për shkak të simptomave të koronavirusit. “Më e lehtë është  të mbyllim shkollat, por kjo do të thotë të flijojmë pak ose shumë të drejtën e fëmijëve për t'u arsimuar”-në këtë mënyrë ministri i arsimit Krasimir Vëllçev motivoi përpara disa ditëve qëndrimin lokal për marrjen e vendimeve.

Tani për tani në vend, sikurse asnjë nuk vë nën dyshim prioritetet e formës së pranisë fizike të arsimit. Rezultatet nga viti i kaluar shkollor, pavarësisht se qenë inkurajuese, dëshmuan se ka boshllëqe të shumta, veçanërisht në lidhje me mbështetjen teknike. Me shpërndarjen e epidemisë në vend, pohimi se shkollat janë një inkubator i infektimit dhe frikësimet e pedagogëve, një pjesë e madhe nga të cilët janë në një moshë më të avancuar, sikurse i sqarojnë rezultatet nga studimi i fundit të sindikatës “Arsim” pranë Konfederatës së Punës “Podkrepa”. Del se 71% nga mësuesit bullgarë përkrahin mësimdhënien e aplikuar në distancë për gjimnazistët, kurse 66% miratojnë kalimin dhe të shkollave të mesme ndaj tij. 53% nga pedagogët mendojnë se nxënësit nga klasa e 1 deri në klasën e 4 nuk duhet të kalojnë në një mësim në distancë.  

“Dy janë shkaqet për shkak të të cilëve mësuesit në mënyrë kategorike janë “për” një trajnim në internet në etapën gjimnaziste dhe të mesme, por mendoj se është çështje kohe dhe këta nga etapa fillestare të mendohen në të njëjtën mënyrë. Fushata agresive si e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, kështu dhe e Shtabit Operativ Kombëtar, pohimet e përhershme për rreziqe eventuale kudo, ndikuan mjaft seriozisht mbi mësuesit bullgarë - sqaroi përpara Radios Kombëtare Bullgare kryetari i sindikatës “Arsim” Julian Petrov. Por, me siguri që të gjitha masat në shkollë respektohen shumë herë në mënyrë më të përpiktë, sesa në ndërtesat e tjera publike - analizon Julian Petrov. Ai nënvizoi se, në qoftë se mësuesit mungues janë mbi 10%, drejtori i shkollës shumë vështirë do të mund të përballojë organizimin dhe do të kërkojë nga ministri  kalimin drejt mësimit në distancë. Sindikatat i kushtojnë një vëmendje dhe sigurimit teknik të mësuesve për punë në një mjedis elektronik, duke theksuar se aktualisht Ministria e Arsimit ofron para për laptopë për mbi pak mbi 2% nga mësuesit bullgarë.

Debati për formën e mësimit u përhap në rrjetet sociale, ku mësuesit bënë një pajtim, në përkrahje të mësimit në distancë, kurse prindërit iniciuan dhe një të tillë për ruajtjen e modelit të pranisë fizike. Dhe derisa njëra palë pohon se do të ikin në qoftë se duhet të japin mësim në shkollë, të tjerët i gjejnë klasat e mësimit në distancë për “gjë të trilluar” dhe mendojnë se kjo u pengon të kryejnë angazhimet e tyre personale zyrtare, meqenëse duhet t'u ndihmojnë maksimalisht fëmijëve të vet gjatë kohës së mësimit në një mjedis elektronik, tha përpara Radios Kombëtare Bullgare Nadezhda Bakallska, mësuese nga qyteti Çepellare.

Dhe derisa diskutimi me argumente “po” dhe “kundra” arsimit në distancë në situatën e tanishme po zhvillohet edhe më shumë, fjalët e një mjeku bullgar në Gjermani, sikurse sjellin një grimcë qartësi: Që të gjithë e kanë të qartë se shkollat janë vatrat e shpërndarjes së infeksionit, por duhet të bëjmë çdo gjë të mundur që ato të punojnë deri në fund” - theksoi përpara Radios Kombëtare Bullgare doktori Asparuh Iliev, i cili jeton në Gjermani, por kryeson një laborator në Bern. Ai saktësoi se drejt mbylljes së shkollës duhet të arrihet mezi pas shterjes së të gjitha mundësive të tjera.

Përpiloi: Elena Kerkallanova/në bazë të intervistave të dhëna përpara programit “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD