Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shans për rimëkëmbjen e ekonomisë bullgare, por me disa “nëse”

Foto: pixabay

Me ndihmën e masave shpëtimtare kundër Covid-krizës  dhe të injeksioneve urgjente financiare në sistemin shëndetësor dhe financiar, vendi ynë ruan shansin të evitojë spiralin e krizës dhe me ndihmën e shpenzimeve buxhetore dhe të mjeteve evropiane të rimëkëmbë ekonominë gjatë dy viteve të ardhshme. Qeveria do të sigurojë afro 80 milion leva shtesë deri në fund të vitit për riorganizimin e sistemit shëndetësor për shkak të Covid-krizës dhe 40 milion leva të tjera  për ndihmë të bizneseve të prekura nga masat kufizuese – lokale, shkolla arsimore, palestra. Për këtë ngulën këmbë para disa javësh asociacionet e lokaleve. Tani ata e mirëpresin masën megjithëse nuk u zbatua në parametrat e saktë që ata dëshiruan – komentoi para BNR kryetari i Asociacionit të Lokaleve Riaçard Alibegov:

“Ne donim të mbulohen 80 për qind nga pagat e kontratës së punës. Atë që shteti mund ta bëjë është të sigurojë 80 për qind nga paga minimale e punës. Kjo është një diferencë e madhe dhe varet se kush për sa është i siguruar. Prapëseprapë është një hap i drejtë dhe përbën një ndihmë, sepse po flasim vetëm për objektet e mbyllura. Jam me shpresë se në dhjetor objektet të mund të hapen dhe vet të mbahen.”

Riaçard Alibegov

Masat antikrize të planifikuara deri në fund të vitit në mbështetje të bizneseve të prekura dhe të sistemit shëndetësor mund të merren përsipër nga buxheti në të cilin akoma ka një tepricë nga më se 600 milion leva. Nuk duhet të ketë shqetësime as për vitin e ardhshëm, nëse ekonomia jonë nuk mbyllet dhe qeveria mbështet të ardhurat dhe punësimin me ndihmën e planit të rimëkëmbjes i cili do të na lejojë qasje në fondin e rimëkëmbjes të BE-së, thotë ekonomisti Georgi Angellov:

“Këto janë nismat kryesore që do t'i mundësojnë Bullgarisë të marrë gati 49 miliardë leva gjatë 7 viteve të ardhshme. Çështja është që sa më shpejtë do të përgatiten ato dokumente, projekte dhe reforma, aq më shpejtë do të kemi akses në këto fonde. Është e mundur që edhe gjatë këtij viti ose vitit të ardhshëm një pjesë prej këtyre mjeteve të mund të shfrytëzohen.”

Georgi Angellov

Ekonomisti Georgi Angellov nuk shikon bazë për shqetësim nga deficiti i planifikuar buxhetor nga 4 për qind për vitin 2021, në se paratë do të shfrytëzohen për stimuj ekonomikë. Për më tepër – kjo do të ruajë shanset e vendit për rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike, sidomos kur stimulohen të ardhurat, punësimi dhe konsumi i popullsisë.

“Më mirë është të veprohet në mënyrë parandaluese dhe të mos lejohet rritja e papunësisë. Kjo është masa më e lirë – thekson ekonomisti. - Nëse arrijmë një rritje të madhe të papunësisë, do të hyjmë në një spirale nga e cila do të na duhen vite për t'u dalë. Gradualisht duhet të fillojmë të mendojmë për masat, që stimulojnë firmat të cilët punësojnë dhe zgjerojnë prodhimin, megjithë krizën.”

Sa për parashikimet për rimëkëmbjen nga kriza, shumica prej tyre janë optimistike për Bullgarinë:

“Pothuajse të gjitha parashikimet janë se ka të ngjarë që në vitin 2022 të rimëkëmbemi nga kriza” – thekson Angellov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria parashikon një pagë minimale prej 1077 leva /550.66 euro/ nga fillimi i vitit 2025

Nga 1 janari 2025, paga minimale për Bullgarinë do të jetë 1077 leva /550.66 euro/në vend të 933 levave aktuale /477.04 euro/, sipas një projekt-dekreti qeveritar të publikuar për diskutim publik. Masa e re është në përputhje me Kodin e Punës dhe..

botuar më 24-08-28 5.38.MD

Sektori i IT-së tërheq mijëra bullgarë, por tregu preferon specialistët më me përvojë dhe të motivuar

Një nga sektorët kryesorë për sa i përket rritjes së pagave dhe interesit nga punëkërkuesit në Bullgari është ai i teknologjive të larta. E ndërsa para pandemisë punësoheshin specialistë të çdo lloji pavarësisht trajnimit dhe kualifikimit të tyre..

botuar më 24-08-22 7.20.PD

Familjet po marrin më shumë kredi të shpejta për të mbuluar shpenzimet e konsumit

Për gjysmën e parë të vitit 2024, paratë për kreditë e shpejta janë mbi 3 miliardë euro (6.017 miliardë leva), sipas Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Për krahasim, në fund të qershorit 2023, kreditë e shpejta të dhëna ishin 2.5 miliardë euro (4.926..

botuar më 24-08-19 9.57.PD