Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pandemia ndikoi negativisht dhe mbi sipërmarrarrjen tek ne

Foto: arkiv

Një nga mënyrat që të përcaktohet aktiviteti i sipërmarrjes  në një shtet të dhënë është të ndiqet numri i kompanive të reja të regjistruara. Të dhënat nga fillimi i vitit 2020 deri në muajin shtator tregojnë një ulje të pritur të kompanive të reja të regjistruara tek ne. Më e madhe është ulja gjatë muajit prill 2020, kur  u hapën 65% më pak biznese të reja ose pothuajse  3000 më pak në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më përpara. Që nga muaji janar deri në shtator 2020 kanë qenë të regjistruar 9800 më pak persona të rinj juridik. Kjo barazohet në 25% ulje kundrejt vitit 2019. Shkaqet janë masat kufizuese gjatë pranverës dhe pasiguria e mëvonshme.

Është kureshtare, se gjatë muajit qershor 2020 vihet re një farë rritje të kompanive të reja të regjistruara. Mbase kjo i dedikohet njerëzve të cilët kanë filluar biznes të vet të ri, pasi kanë qenë të shkurtuar nga puna, ose e kanë filluar në periudhën pas një bllokimi dymujor . Prognozohet ruajtja e tendencës negative deri në fund të vitit, për shkak të përkeqësimit të pandemisë gjatë muajve tetor dhe nëntor.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

TASS: Nuk bëhet fjalë për ndalimin e tranzitit të gazit rus përmes Bullgarisë

Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..

botuar më 24-12-11 10.35.PD

Ministria e Financave publikon projektbuxhetin e shtetit për vitin 2025

Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...

botuar më 24-12-10 10.19.PD

PBB-ja u rrit me 2.4% në tremujorin e tretë

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u..

botuar më 24-12-08 11.35.PD