Mezi 5.8 për qind nga bullgarët përkrahin mundësinë që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e BE-së edhe nëse marrëdhëniet e saj me Bullgarinë nuk janë të rregulluara plotësisht. Këtë e tregon një anketim i “Gallëp Interneshënëll”.
57.9 për qind nga të anketuarit e hodhën poshtë këtë mundësi. 36.3 për qind njoftojnë se nuk kanë mendim.
Sipas analizës së Gallup International, rezultatet vërtetojnë gjithashtu përfundimet e një serie studimesh e lidhura me temën prapa në vitet. Ato tregojnë se shoqëria bullgare nuk ka humbur, megjithë dekada të ndarjes, ndjeshmërinë e saj për Shkupin, por pret që Republika e Maqedonisë së Veriut të zbatojë shpejt Marrëveshjen e saj të Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë.
Agjencia Shtetërore për Sigurinë Kombëtare nuk ka informacion se në mesin e anëtarëve bullgarë të ekuipazhit të anijes "Vezhen" të ndaluar në Suedi ka agjentë të shërbimeve të huaja ose autorë të veprave kriminale, njoftoi drejtori i agjencisë, Pllamen..
Rasti i anijes së ndaluar “Vezhen” është diskutuar të martën me dyer të mbyllura në Komisionin e Sigurisë dhe Mbrojtjes së Parlamentit Evropian, bëri të ditur eurodeputeti Andrej Novakov. Sipas tij, është e mundur që palë të treta në anijen e ndaluar të..
Sot do të prezantohen kushtet dhe afatet për aplikim në fazën e re të programit EXPLORER të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji INSAIT në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Qëllimi i programit është të..
Marina bullgare njoftoi se anija “Vezhen”, e cila u lirua nga autoritetet suedeze dhe është e ngarkuar me squfur, do të ndalojë në Danimarkë për t’u..
Do të flasim për mjetet e mbrojtjes. Jemi të mendimit se derisa një numër i konsiderueshëm vendesh të arrijë në 2%, është ende herët të flitet për rritje...
Të martën temperaturat minimale do të jenë në mes minus 3 dhe 2°, në Sofje – rreth minus 2°. Gjatë ditës ajri i ftohtë do të përfshijë të gjithë vendin. Në..