Ministrja e punëve të jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva dhe ministri i jashtëm dhe i ekspatriatëve i Palestinës Rijad al Mallki nënshkruan një Marrëveshje për Bashkëpunim në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, rinisë dhe sportit midis qeverive të Republikës së Bullgarisë dhe të Palestinës.
Punohet edhe për nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim midis dhomave tregtare të të dy shteteve. Në vitin 2019 eksporti bullgar për në Palestinë ishte për 800 mijë dollarë.
Ministrja Zaharieva siguroi homologun e saj se Palestina u përfshi si një vend me përparësi në Programin Afatmesëm të Bullgarisë për ndihmën zyrtare në arsim për periudhën 2020-2024. Zaharieva theksoi se deri tashti 5000 palestinezë kanë mbaruar universitete bullgare.
Nga ana e vet ministër Rija dal Mallki shprehu mirënjohje për mbështetjen e Bullgarisë, e cila ndihmon me bursa studentët palestinezë në universitetet bullgare.
Ekaterina Zaharieva dhe Rijad al Mallki diskutuan edhe procesin paqësor në Lindjen e Mesme.
Zaharieva dëshmoi për rëndësinë që Bullgaria iu kushton marrëdhënieve me Palestinën dhe me Izraelin dhe gjetjes së zgjidhjes paqësore të konfliktit midis tyre. "Ne jemi miq të të dy vendeve. Unë besoj se Bullgaria mund të luajë një rol të rëndësishëm si një mik i të dyve," shtoi Zaharieva.
Nis nga puna regjistri elektronik për vaksinimin kundër Covid-19 Regjistri i vetëm për ata që dëshirojnë të vaksinohen do të jetë i hapur më 4 mars në orën 5 pasdite, por ora e parë për të cilën mund të regjistrohemi është për 11 mars. Kjo u..
Regjistri i vetëm për ata që dëshirojnë të vaksinohen do të jetë i hapur më 4 mars në orën 5 pasdite, por ora e parë për të cilën mund të regjistrohemi është për 11 mars. Kjo u bë e qartë gjatë prezantimit të platformës së krijuar nga "Shërbimet e..
Presidenti Rumen Radev mori letra urimi nga krerët e shteteve në të gjithë botën me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë - 3 Marsit, njofton qendra e shtypit pranë presidencës. Midis tyre janë urimet nga Presidenti i Federatës Ruse Vlladimir..
Bullgaria kremton festën e saj kombëtare - 3 mars, me një sërë aktivitetesh në vend dhe jashtë. Presidenti Rumen Radev do të nderojë..
Pritet që “viza startup”, e cila së shpejti do të fillojë së funksionuari edhe në Bullgari, të tërheqë më shumë investitorë të huaj në vend. Disa..
Me rastin e 3 marsit – festa kombëtare e Bullgarisë, vendi ynë mori përshëndetje dhe nga jashtë. Sekretari i shtetit të SHBA-së Anthony Blinken..