Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 252

Foto: arkiv

Nuk parashikohet humbja e vitit  shkollor

Nuk parashikohet humbja e  vitit  shkollor për shkak të epidemisë së koronavirusit, deklaroi Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev për BTV. Sipas tij, vazhdimi i vitit shkollor gjatë verës do të jetë njeri prej varianteve të fundit. Nëse arrihet në zgjatjen e semestrit të dytë, kjo do të jetë gjatë qershorit për nxënësit e vegjël, ndërsa gjimnazistët, të cilët mësojnë me një muaj më shumë, nuk do të kenë  mësime gjatë korrikut për shkak të kohës më të ngrohtë.  Aktualisht 40% prej nxënësve mësojnë nga distanca, 630 nxënës dhe  1 534 mësues janë me koronavirus. Ministri tha gjithashtu, se po diskutohet çështja që nxënësit të mbajnë maska edhe  në klasë.  

Askush nuk di sa fëmijë mësojnë online, mendon avokati i popullit

Nuk dihet se sa nxënës në tërë vendin nuk kanë mundësi të marrin pjesë në mësimet digjitale. Këtë konstatim e bëri avokatja e popullit Diana Kovaçeva para BNT. Sipas saj, në provincë dhe në grupet më të dobëta sociale  aksesi në internet dhe në pajisjet digjitale është i kufizuar.” Kjo i privon fëmijët nga mundësia të arsimohen, prandaj shteti sa më parë duhet të zgjidhë këtë problem”, nënvizoi Diana Kovaçeva. Ajo është e mendimit, se gjatë verës ishte humbur shumë kohë gjatë cilës  duhej të analizoheshin  problemet e mësimdhënies online

85 të vdekur dhe 682 të shëruar nga Covid-19

4214 janë rastet e reja të koronavirusit të konstatuar gjatë 24 orëve të fundit  me 12 413 teste PCR të bëra, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Kjo do të thotë, se 34% prej njerëzve të testuar kanë dhënë rezultat pozitiv. Me shumë të infektuar ka në Sofje – 1231 veta, në Varna – 429 dhe në Plovdiv -320. Kanë vdekur 85 veta, të shëruarit janë 682, ndërsa në spital janë 4949 pacientë – prej tyre 288 janë në reparte intensive. 139 janë rastet e reja me Covid-19 tek personeli mjekësor prej 3785 gjithsej nga fillimi i epidemisë.  

Deficiti i barnave mund të përballohet përmes shitjes së preparateve gjenerike

Kryetarja e  farmacistëve bullgarë Asena Serbezova theksoi  tri hipoteza për deficitin e barnave në rrjetin e farmacive. “Disa tregtarë me shumicë eksportojnë barna për shkak të interesit prej diferencës së çmimit; mungesa e sistemit, i cili të ndjekë për prani në farmacitë; konsumi në rritje për shkak të pandemisë së koronavirusit”, tha ajo para BNT. Sipas fjalëve të saj farmacistët vazhdojnë të këmbëngulin për të drejtën e zëvendësimit gjenerik  te barnat (shën. redak. – ilaçi gjenerik përmban lëndët aktive si ato të produktit origjinal) që të përballohet mungesa  e tyre në treg. Sipas Asena Serbezovës tek ne mungon një sistem për ndjekjen jo vetëm të sasive të shitura të ilaçeve, por se si ato janë rekomanduar nga mjekët.

Kornelia Ninova këmbënguli për hapjen e rezervës së shtetit për shkak të mungesës së barnave

Të hapet rezerva e shtetit dhe të lirohen sasitë e nevojshme të medikamenteve që mungojë bë rrjetin e farmacive – për këtë insistoi në profilin e saj në facebook lideri i PSB Kornelija Ninova. Sipas saj, në këtë mënyrë secili do të ketë akses në ilaçet e nevojshme, do të shmanget paniku dhe sigurimi i tepërt  si dhe rritja eventuale e çmimeve. Ajo nuk përjashtoi mundësinë e spekulimeve  për shkak të mungesës së medikamenteve.  

Qeveria nuk ka plan për zgjidhjen e krizës, mendon ish ministri i  shëndetësisë

Masat për të kontrolluar epideminë e koronavirusit janë kaotike dhe mungesa e organizimit është e dukshme, komentoi në Radio Varna dr. Stojço Kacarov  nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave në fushën e shëndetësisë. Sipas tij, qeveria nuk ka asnjë plan për zgjidhjen e problemit me  infeksionin. "Duket se të gjithë janë lënë të mbajnë veten në këtë situatë," tha ai. Ai mendon, se  qeveria i ka humbur muajt e verës për të marrë masa, përfshirë  dhe legjislative. Ai dha si shembull ligjin për institucionet mjekësore i  cili pengon  hapjen e shtretërve shtesë për trajtimin e të infektuarve  me koronavirus.

Deri në fund të  vitit do të kemi prototip të vaksinës kundër Covid-19

Prototipi i vaksinës bullgare kundër koronavirusit do të jetë gati deri në fund të vitit, bëri të ditur për BTV prof. Penka Petrova, drejtore e Institutit të Mikrobiologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Tashmë janë përzgjedhur proteinat virale kudër të cilave do të veprohet dhe pasi bëhet gati prototipi do të fillojnë testimet mbi minj dhe  njerëz që të verifikohet se sa imonogjene dhe e sigurt është vaksina.  Prof. Penka Petrova tha gjithashtu, se Bullgaria do të marrë pjesë në kontratat për shtatë vaksinat që janë në fazë të përparuar. “Kuota e 13 mln vaksinave është tepër e madhe për vendin tonë”, është kategorike ajo.

Sistemi informativ tregon shtretërit e lirë për pacientët me Covid

27 vjeçari Pllamen Zhekov krijoi një sistem informativ, i cili në kohë reale tregon numrin e shtretërve të lirë për pacientët me Covid dhe në cilin spital gjenden ata, bëri të ditur TV Nova. Programuesi nga Burgasi ia ka dhuruar kodin bashkisë dhe inspektoratit shëndetësor në qytetin e tij të lindjes. Sistemi i tij ka potencialin të shndërrohet në një platformë kombëtare, në sajë të së cilës ambulancat nuk do të udhëtojnë spital në spital në kërkimin e shtretërve të lirë. Ky sistem informativ i krijuar në mënyrë falas tashmë punon në qytetin tonë bregdetar.

189 mijë veta kanë gjetur punë nga fillimi i epidemisë

Sipas të dhënave të Ministrisë sociale 189 mijë veta kanë  filluar punë nga fillimi i epidemisë së koronavirusit. Pas variantit të parë të skemës 60/40 nga marsi deri në qershor janë ndihmuar mbi 9 mijë punëdhënës  dhe janë ruajtur 180 mijë vende të punës, për të cilat janë paguar 186 mln leva. Ndërsa në kuadrin e variantit të dytë të masës nga 1 korriku deri tani  u janë dhënë 334 mln leva 5 mijë  punëdhënësve për 140 mijë vende të punës. Përveç kësaj në bazë të skemës “Punësim për ty”  4 mijë punëdhënës kanë shpallur, se do të hapin 16 mijë vende të punës, të subvencionuar nga shteti përmes fondeve evropiane.

Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Derrat e egër shtegtarë përhapin murtajën afrikane në Evropë

Mbi 1/3 prej rasteve të sëmundjes së derrit të egër afrikan në Evropë janë regjistruar në Bullgari, njofton Shoqata e Mbarështuesve të Derrave. Javën e fundit të tetorit janë zbuluar 201 raste të sëmundjes te derrat e egër në territorin e BE-së, 80 prej..

botuar më 24-11-04 11.26.PD

Deljan Peevski bëri thirrje që Elena Jonçevës t'i jepet një mandat për të negociuar me hutët në Jemen

Lideri i "DPS-Fillimi i Ri" Deljan Peevski i bëri thirrje qeverisë së përkohshme, të gjitha institucioneve përgjegjëse, përfshirë Kuvendin, që t'i japin mandat eurodeputetes Elena Jonçeva për të negociuar për lirimin e marinarëve të rrëmbyer bullgarë nga..

botuar më 24-11-04 10.46.PD

Një tërmet nga rajoni i Halkidiki është ndjerë në Bullgari

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter tronditi gadishullin grek Halkidiki. Lëkundjet, të cilat u regjistruan pak pas orës 19:00 të së dielës, kishin epiqendër rreth 60 km nga Selaniku në det, në një thellësi prej 11 km. Qendra Evropiane..

botuar më 24-11-04 9.19.PD