Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambasadori Manuell Korçek: Bullgaria dhe Sllovakia nuk janë partnerë të panjohur

Foto: Ambasadori i Sllovakisë tek ne Shkëlqesia e Tij Manuel Korçek

100 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Çekosllovakisë shënojmë gjatë vitit të tanishëm 2020. Mjerisht pandemia nga koronavirusi i zhvendosi festimet e mbushura me njerëz të ngjarjeve të tilla të paharrueshme.  

Faktikisht marrëdhëniet diplomatike  kanë ekzistuar nga data 4 maj 1919, kur në Sofje ka mbërritur delegati qeveritar çek Rudolf Kunzl-Jiezerski. Gjatë muajit gusht në po të njëjtin vit është nënshkruar një marrëveshje dypalëshe tregtare, kurse më 25 shtator 1920 ministri i jashtëm Edvard Benesh i telegrafon Jiezerskit se, hapin ambasadë në Sofje.

Çekosllovakia është shtet, i cili e ka origjinën e vet në fillimin e shekullit të 20 mbi gërmadhat e Perandorisë Austro-Hungareze. Aty krijohen themelet e demokracisë  në Evropën Qendrore. Që aty në Bullgarinë e pasçlirimit vijnë personalitete të njohur si Konstantin Ireçek, vëllezërit Shkorpill, Josif Shniter e shumë të tjerë, të cilët  japin një horizont të ri në zhvillimin e arsimit, arkitekturës, shkencës historike, drejtësisë dhe sipërmarrjes në shtetin tonë.

Të shumta janë datat historike, të cilat na kujtojnë për rrënjët tona të përbashkëta sllave, por dhe për pikëtakimet tona në fatin e përbashkët të brezave, të cilët janë bërë dëshmitarë të ndryshimeve demokratike pas rënies së perdes së hekurt. 17 nëntori është një datë e tillë e paharrueshme dhe e shënuar, në të cilën çdo vit në Çeki dhe Sllovaki festojnë Ditën për luftën për liri dhe demokraci. “Mund të thuhet se, më 17 nëntor 1989 tek ne starton procesi  i ndërgjegjësimit dhe ndërtimit të një sistemi demokratik, i cili mbron të drejtat dhe liritë e qytetarëve” - sqaron në intervistën e tij për Radio Bullgarinë ambasadori i Sllovakisë tek ne Shkëlqesia e Tij Manuel Korçek: Gjatë vitit 1989 qesh student në universitet, për mua dhe për të gjithë brezin tim kjo datë është e lidhur me ndërtimin e shoqërisë demokratike dhe me synimin tonë të përbashkët drejt një jete të denjë për të gjithë. Njerëzit e rinj sot nuk kanë përjetime të ngjashme, prandaj disa diskutime të lira mbi këtë temë mund të jenë të dobishme, që të mund të orientohen dhe të frymëzohen nga idetë e luftës për liri dhe demokraci.”

Ambasadori Korçek rikujtoi se, në vitet e mëparshme bashkë me Kryqin e Kuq Bullgar kanë organizuar një qendër të dhurimit të gjakut në Sofje më 17 nëntor. Tani rrethanat janë të ndryshuara, por ai përsëri i bën thirrje kujtdo që ka mundësi të dhurojë gjak.


“Bullgaria dhe Sllovakia nuk janë partnerë të panjohur, dhe një dëshmi për këtë janë miliardë e gjysmë leva, siç është vëllimi i tregtisë së jashtme gjatë vitit të kaluar” - thotë ambasadori Korçek:

“Bullgaria ka në Sllovaki ambasadë, një institut kulturor, mbi 70 vjet në Bratislavë ekziston një shkollë bullgare me përkrahjen e qeverisë Sllovake. Marrëdhëniet tona zhvillohen në mënyrë intensive tanimë 27 vjet pas vendosjes së Republikës së Pavarur Sllovake. Por, në diplomaci kemi tradita të vjetra. Po i mbindërtojmë marrëdhëniet nga shteti çekosllovak-shteti, nga i cili Sllovakia është pasardhëse ligjore si dhe Çekia.  Marrëdhëniet tona kanë madje rrënjë më të thella. Është e mjaftueshme që të përmendim  njohjen e vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij ose të kontakteve individuale midis bullgarëve dhe sllovakëve akoma përpara vendosjes së Çekosllovakisë si shtet. Sot, synojmë të zhvillohemi në të gjitha fushat si partnerë, kurse kjo vjen nga fakti se që të dyja vendet tona janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD