Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Albumi i ri i Bluba Lu "Infinity" – një imporvizim në pafundësi

Foto: arkiv personal

Një tingëllim elektronik modern, i gërshetuar në kompozicione origjinale instrumentale - ky është Bluba Lu ose tandemi krijues Konstantin Kacarski dhe Dimitër Paskalev. Duke kërkuar frymëzim në inovacionet moderne teknike dhe në underground-in, ata krijojnë një muzikë pa analog në hapësirën vendase - provokuese, e menduar shumë mirë, por pa pretendime të mëdha, e mbledhur në 8 albume, që të gjithë të ndryshëm për nga vetja e tyre. Nganjëherë Kosjo dhe Mitko përfshijnë dhe pjesë vokale, por me shumë vëmendje zgjedhin se kush t’i interpretojë. Ata krijojnë muzikë “jo me çdo kusht”, por, për çdo një shije më fine në stilistikën elektronike. Kështu lind dhe albumi i nëntë i Bluba Lu, i quajtur “Infinity” (“Pafundësi”).

“Ky album tregon një proces të përhershëm, krijues midis nesh. “Infinity” përbën një seleksionim të ideve tona, të realizuara gjatë 2 vjetëve të fundit. Tani erdhi koha që t’i nxjerrim - sqaron Dimitër Paskalev. Albumi është krejtësisht instrumental dhe përmban 10 kompozicione origjinale. Ato janë të vështira për t’u krahasuar stilistikisht sepse janë të larmishme. Kuptohet se nga njëra anë muzika në këtë projekt i përgjigjet stilit të Bluba Lu, kurse nga ana tjetër-fusim ide të reja të shumta dhe teknika elektronike. Adhuruesit tanë mbase kujtojnë një albumin tonë, i cili doli gjatë vitit 2004 – “Re: Verb”. Ai është mjaft introvert si muzikë, tregon emocionet dhe ndjenjat tona atëherë. Me Kosjon shpesh kujtohemi për të dhe tani përsëri e sjellim këtë atmosferë, të paraqitur me teknologji të reja. Sa i përket titullit, ai është i inspiruar nga muzika. “Pafundësia” ka fytyra të shumta dhe paraqitje. Çdo një mund ta shikojë nga pikëpamja e tij - që nga aspekti filozofik, nga aspekti shpirtëror....Ne e tregojmë nga aspekti muzikor si improvizim, sepse kështu mund të paraqitemi më fortë”.

Më 27 nëntor Konstantin Kacarski dhe Dimitër Paskalev nga Bluba Lu do të bëjnë premierën e albumit të tyre në hapësirën digjitale dhe fizike, ku në të dytën do ta bëjnë nën formën e CD dhe të vinilit. Muzikantët për herë të parë do të nxjerrin album dhe në pllakë gramafoni, diçka të re për ta dhe për fansat e tyre.

Planifikojnë dhe një performancë të drejtpërdrejtë në formatin video. Shpresa është se gjatë vitit 2021 të dy të kenë mundësi të prezantojnë “Infinity” dhe nëpër klube, kurse deri atëherë do të mund të dëgjohet në të gjitha online platformat.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Unë po të shtrij ty” – një lexim modern i këngës popullore bullgare të trevës së Pirinit

Producenti Atanas Zajkov – Atazar dhe dyshja Bisera dhe Lidija na prezantojnë folklorin e bukur bullgar të veshur me tingujt e kohës sonë moderne. Kënga "Unë po të shtrij" mbart frymën e stilit tipik deep house, por tingujt e violës depërtojnë..

botuar më 24-08-07 1.15.MD
Zhaklin Tarakçi

"Feniksi"

E reja Zhaklin Tarakçi ka kënduar që e vogël dhe tashmë ka grumbulluar çmime të shumta, por popullaritetin e ka fituar më së shumti si fituese e "Zërit të Bullgarisë" 2022. Singli i saj debutues "Kakao" është krijuar nga ekipi i producentit Igor..

botuar më 24-08-06 7.25.PD

Vera e xhazit në Plovdiv vazhdon

Plovdiv Jazz Summer - programi veror i një prej festivaleve më të mëdha të xhazit në vend, Plovdiv Jazz Fest, filloi në mes të korrikut. Festivali vazhdon me tre koncerte në kinemanë verore "Orfeu" në Plovdiv dhe një koncert spektakolar falas në..

botuar më 24-08-05 8.10.PD