Internet konsumatorët nga e gjithë bota tanimë kanë një prani të lirë deri tek disa nga filmat më kureshtarë bullgarë nga arkiva, të cilat do t’i kthejnë pothuajse në agimin e kinemasë. Kohët e fundit në portalin e filmave European Film Gateaway, u vendosën 43 video materiale bullgare, spote rekalme, si dhe 33 pasqyra të filmave, të cilat përfshijnë periudhën e viteve 1913-1943. Por ky është vetëm fillimi. Filmoteka kombëtare bullgare po përgatit akoma arkiva. Shumë shpejt ato do të bëhen një pjesë e portalit evropian të filmave, i cili bashkon mbi 53 000 tituj filmash dhe mbi 600 000 imazhe nga kujtesa arkivore e Kontinentit të Vjetër.
Platforma është e lidhur me Europeana - portalin e Bashkimit Evropian, i cili jep prani deri tek mbi 58 milionë vepra të digjitalizuara të artit, libra, artefakte, audio dhe video nga e gjithë Evropa.
Koleksioni i filmave bullgarë propozon një udhëtim virtual në historinë e shekullit të 20, kurse hollësira jep Rosen Spasov, një ekspert filmash në Filmotekën Kombëtare Bullgare.
“Seleksionimi ynë përfshin filmin më të hershëm të ruajtur artistik bullgar “Dashuria është një marrëzi”/1917/ të pionierit të kinemasë vendase Vasill Gendov. Mund të shikoni po kështu realitetin ogurzi të xhiruar nga kamera pas atentatit në kishën “Shën e Diela” gjatë vitit 1925 ose shkatërrimet nga bombardimet mbi Sofjen gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore. Por, kemi dhe gjëra më të gëzueshme! Si për shembull filmin dokumentar “Deti ynë” i cili na kthen gjatë vitit 1929 dhe na tregon sesi janë dukur qytetet si Sozopoll, Nesebër, Pomorie lumi Ropotamo”.
Në monitorë, si një jehonë nga e kaluara, gjallërojnë demonstratat e komandës së zjarrfikëses të Sofjes, të kryesuar nga Jurij Zaharçuk, ose reklama artistike e birrës ”Shumensko pivo” e njohur akoma gjatë viteve 30 të shekullit të 20.
Kurse një nga filmat tanë arkivorë më të shquar në online portalin është filmi dokumentar i Aleksandër Zhekovit “Lufta ballkanike”/ 1912-1913/, i cili jep një vështrim paprecedent drejt veprimeve ushtarake dhe për jetën në prapavijë. Autori afrohet me kamerën e vet jashtëzakonisht shumë deri tek vija e frontit - diçka absolutisht e ndaluar sipas rregulloreve të atëhershme ushtarake.
Pasqyrat e filmave nga periudha 1941-1944 dokumentojnë realitetin militarizues të luftës së filluar botërore dhe jetesën ndryshuese të njerëzve. Kronikat zyrtare na tregojnë akoma mbretin Boris i III, Bogdan Fillovin dhe politikanë të tjerë bullgarë dhe të huaj.
Këto pasqyra dhe komente të filmave janë shfaqur nëpër kinematë e vjetra, përpara transmetimit të filmit bazë dhe kanë pasur rolin e lajmeve të sotme - disa video të shkurtra prej 8-10 minuta me një informacion aktual për atë që ndodh në vend dhe nëpër botë, pikërisht siç janë tani emisionet e shkurtra të lajmeve” - tregon Rosen.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: kuadro nga Arkivi i Filmotekës Kombëtare Bullgare
Libri "Bullgaria mbretërore (1879–1946). Oborri mbretëror bullgar (personalitete, poste, biografi)" me autorë prof. Petër Stoyjanoviç dhe Doc. Ivajllo Shallafov. Botimi luksoz me mbi 650 fotografi, shumica e të cilave botohen për herë të parë, zbulon..
Ora e Teatrit të Kukullave është prej 48 vitesh një nga emblemat e qytetit Stara Zagora . Ajo u vu në shfrytëzim në vitin 1977 dhe është e vetmja e këtij lloji në Gadishullin Ballkanik. Për këtë shkruan nga Teatri në faqen në Facebook, pasi..
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..
Një festival i jashtëzakonshëm si gjithmonë, por ajo që bie në sy në edicionin e 29-të është prania e kinemasë bullgare. Nga rreth 180-200 filma në..