Një xhevahir i vërtetë në rrëzë të malit Vitosha është Kisha e Bojanës “Shën Nikolla dhe Shën Pantelejmon”, e cila para 41 vjetësh u përfshi në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s. Duke ruajtur afreske unike para Rilindjes tashmë 761 vjet, kisha ende mban disa sekrete, si për shembull se kush i ka pikturuar afresket e bukura. 240 imazhet janë kryevepra të shkollave bizantine dhe atyre bullgare nga shekulli i 13-të dhe përmbajnë një sërë elementesh novatore.
Shën Nikolla është patroni i katit të poshtëm të tempullit, i përdorur si tempull i fshatit. Atje janë pikturuar 18 skena nga jeta e tij, disa prej të cilave hasen rrallë në pikturat murale të kishave.Këtu është portreti më i vjetër i Shën Ivan Rillskit, mbrojtësi i popullit bullgar, si dhe imazhi i vetëm në botë, sipas Andrej Grabar, i Krishtit si adoleshent në afreskun "Jezusi ndër letrarët në tempull".
Kati i sipërm, kushtuar Shën Pantelejmonit, ishte një kishëz familjare e të ashtuquajturave Sevastokratë (guvernatorët e rajonit të Sofjes në atë kohë) Kallojan dhe Desisllava. Gjatë një fatkeqësie natyrore në Mesjetë, çatia u dëmtua rëndë dhe shumica e afreskeve u humbën përgjithmonë. Vizitat në kishë tani kryhen nën një regjim të veçantë.
Shikoni prapa mureve të tempullit përmes artikullit “Kisha e Bojanës – një monument nën egjidën e UNESKO-s“ nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Foto: historymuseum.orgKanë kaluar 40 vjet nga protesta e parë kundër ndryshimit të detyruar të emrave të turqve bullgarë nga regjimi komunist. Në këtë ditë të vitit 1984 në fshatin Mleçino të bashkisë së Ardinos mblidhen mbi 3 mijë persona - njerëzit nga fshatrat e afërta Gorno..
Më 23 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon Shën Naumin e Ohrit. Naumi ishte një studiues dhe shkrimtar bullgar mesjetar, i lindur rreth vitit 830. Vdiq më 23 dhjetor 910. Ai ishte me origjinë fisnike, por la gjithçka dhe ndoqi apostujt e..
Kisha Ortodokse kremton sot ngjizjen e Shën Anës – nënës së Virgjëreshës. Joakimi dhe Ana nuk kishin fëmijë për një kohë të gjatë, pavarësisht nga jeta e tyre e drejtë. Përveç pikëllimit të tyre personal, ata duruan edhe qortim publik, pasi mungesa e..