Një xhevahir i vërtetë në rrëzë të malit Vitosha është Kisha e Bojanës “Shën Nikolla dhe Shën Pantelejmon”, e cila para 41 vjetësh u përfshi në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s. Duke ruajtur afreske unike para Rilindjes tashmë 761 vjet, kisha ende mban disa sekrete, si për shembull se kush i ka pikturuar afresket e bukura. 240 imazhet janë kryevepra të shkollave bizantine dhe atyre bullgare nga shekulli i 13-të dhe përmbajnë një sërë elementesh novatore.
Shën Nikolla është patroni i katit të poshtëm të tempullit, i përdorur si tempull i fshatit. Atje janë pikturuar 18 skena nga jeta e tij, disa prej të cilave hasen rrallë në pikturat murale të kishave.Këtu është portreti më i vjetër i Shën Ivan Rillskit, mbrojtësi i popullit bullgar, si dhe imazhi i vetëm në botë, sipas Andrej Grabar, i Krishtit si adoleshent në afreskun "Jezusi ndër letrarët në tempull".
Kati i sipërm, kushtuar Shën Pantelejmonit, ishte një kishëz familjare e të ashtuquajturave Sevastokratë (guvernatorët e rajonit të Sofjes në atë kohë) Kallojan dhe Desisllava. Gjatë një fatkeqësie natyrore në Mesjetë, çatia u dëmtua rëndë dhe shumica e afreskeve u humbën përgjithmonë. Vizitat në kishë tani kryhen nën një regjim të veçantë.
Shikoni prapa mureve të tempullit përmes artikullit “Kisha e Bojanës – një monument nën egjidën e UNESKO-s“ nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Foto: historymuseum.orgMë 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Lartësimin e Kryqit të Nderuar. Kjo është ndër dymbëdhjetë festat kryesore të krishtera. Në këtë ditë ne kremtojmë gjetjen e Kryqit të Shenjtë në të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Sipas librave të..
Pikërisht 100 vjet më parë, më 12 shtator 1924 filloi shenjtërimi i Tempullit Monument “Shën Aleksandër Nevski”, ndërtuar “në shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha osmane në vitin 1878”, me ide të politikanit..
Më 9 shtator mbushen 90 vjet nga fundi i Mbretërisë së Bullgarisë dhe vendosja e regjimit komunist në Bullgari. Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, kur Ushtria Sovjetike shkoi në ofensivë pas Betejës së Stalingradit dhe arriti në Rumani në gusht të..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III..
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga..