Më 5 dhjetor shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. Për herë të parë ajo festohet gjatë vitit 1985 me iniciativë të OKB-së, kur Organizata Botërore fton qeveritë dhe organizatat joqeveritare në të gjitha vendet të shprehin respektin dhe mirënjohjen e vet ndaj vullnetarëve dhe të popullarizojnë më mirë veprimtarinë e tyre.
Një nga organizatat tek ne e cila disponon një resurs më të madh prej vullnetarëve është Kryqi i Kuq Bullgar. Sipas zëvendës drejtoreshës së tij të përgjithshme Sllavita Xhambazova, numri i tyre është më shumë se 17 000 veta. Një pjesë prej tyre janë përherë të tillë, kurse të tjerët përfshihen vetëm në disa nga fushatat.
Që nga fillimi i pandemisë, vullnetarët e Kryqit të Kuq Bullgar marrin pjesë aktive si në sigurimin e produkteve ushqimore për të moshuarit, të sëmurët ose qytetarët të cilët janë nën karantinë, kështu dhe në sigurimin e pajisjeve mbrojtëse personale, materiale shpenzuese dhe pajisje të specializuara mjekësore nga rezerva e katastrofave të organizatës për mjekët në vijë të parë në luftën me Covid-19. Sigurimi i ushqimeve për nevojtarët realizohet me ndihmën e strukturave sociale në administratat bashkiake, si dhe me Agjencinë për ndihmë sociale.
Krahas telefonatave të qytetarëve, të cilët e kanë kërkuar organizatën në telefonat e saj të zjarrtë për një ndihmë psikologjike ose me ndonjë tip tjetër lutjeje, sinjalet, në të cilat përgjigjen vullnetarët e Kryqit të Kuq gjatë këtij viti janë të një karakteri të gjithanshëm.
“Ato janë të lidhura me të gjitha ato të cilat mund të rastisin në jetë - sqaron Sllavita Xhambazova. Ka nevojë për përkrahjen tonë kur në shtëpinë e dikujt ka shpërthyer zjarr. Atëherë vullnetarët tanë organizojnë një pasqyrim të vendit, bëjnë llogaritje për gjërat më të nevojshme e të domosdoshme për jetesë. Në qoftë se situata është jashtë kompetencave të Kryqit të Kuq Bullgar, ofrojmë konsultime të viktimave kujt t’i drejtohen”.
Përveç kësaj, Kryqi i Kuq Bullgar punon aktivisht me njerëz të cilët kanë pësuar dëme gjatë katastrofave rrugore, ofron një drekë të ngrohtë për fëmijët në rrezik në krahina të ndryshme të vendit. Në veprimtarinë e vet Kryqi i Kuq Bullgar është i ndihmuar dhe nga bashkësia ndërkombëtare, ku sivjet pas apelit global të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, mori dhe shpërndau më shumë se 30 000 paketa me materiale higjienike nëpër të gjithë vendin.
Roli i vullnetarëve është me një rëndësi jetike për punën e Kryqit të Kuq Bullgar. Dhe ky është një fakt akoma nga krijimi i dy shoqërive të para të Kryqit të Kuq, të themeluar menjëherë pas Çlirimit në Principatën e Bullgarisë dhe të Rumelisë Lindore. Në shoqëritë e ndryshme, të cilat janë themeluar deri në krijimin e Organizatës Kombëtare gjatë vitit 1885, në mënyrë vullnetare dhe me vetëmohim punojnë një sërë qytetarësh të zakonshëm e të shquar nga Bullgaria pas çlirimit.
“Jam e bindur se ajo, të cilën e bëjnë vullnetarët për shembull, në qoftë e bëjnë më shumë njerëz bota jonë do të bëhet shumë më tolerante dhe përparuese - deklaroi si përfundim zëvendës drejtoresha e përgjithshme e Kryqit të Kuq Bullgar Sllavita Xhambazova.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES dhe KKBTakime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..