“Nuk janë të vërteta thëniet, se Bullgaria është e përfshirë në një skenar për sulmin e shteteve pranë Detit të Zi.” Këtë e shkroi në profilin e tij në Facebook Kryeministri Bojko Borisov në përgjigje të deklaratës së zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme Ruse Marija Zaharova. Sipas saj në Bullgari dhe në Rumani gjatë trajnimeve krijohet një skenar për goditje duke përfshirë edhe kundër territorit të Rusisë me bombardues të NATO-së që mund të mbajnë edhe armë bërthamore.
“E vetmja gjë që bëjmë është të modernizojmë teknikën dhe aeroportet ushtarake për aeroplanët e rinj F-16 Block 70.Po shtojmë edhe aftësinë e forcave ushtarako detare, sepse flota jonë nuk është në gjendje të mirë”, thekson Borisovi.
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..