Një ekzekutues i shkëlqyer, një mësues i dashur dhe i përkushtuar, profesori Stefan Popov është mes emrave më të njohur në botë të muzikës klasike. Gjatë 40 vjetëve të fundit ai jep mësim në Guildhall School of Music and Drama në Londër, kurse përpara kësaj deri në vitin 1977 në Shtetet e Bashkuara në Boston University dhe England Conservatoire, ku kryeson departamentin në violonçel. Ka fituar dekorata nga konkurset më të njohura për instrumentistë, kurse gjatë vitit 2008 është i dekoruar me titullin Chevalier du violoncelle.
Thotë se që në një moshë më të re merr peshqeshe të pa kërkuara dhe të papritura nga jeta: “Edhe sikur të bëj të gjitha përpjekjet, gjithmonë rastis diçka të ndryshme nga përfytyrimet e mia. Dhe kjo gjithmonë për mirë”. Ai ka lindur më 4 prill 1940 në qytetin Llom, një qytet relativisht i vogël i vendosur në bregun e lumit Danub. Akoma si fare i vogël ai i bie pianos, kurse kur është 12 vjeç fillon mësime në violonçel, që të plotësojë orkestrën vendase. Shumë shpejt talenti i djalit u bën përshtypje të gjithëve dhe familja vendos ta përcejllë në Sofje. Kur është 14 vjeç ai është i pranuar në Internatin për Fëmijë të Talentuar (i cili ka ekzistuar 6 vjet), më vonë përfundon Shkollën Kombëtare Muzikore dhe pas kësaj Konservatorin në Moskë. Aty si fillim është në klasën e Svjatosllav Knushevicki, kurse pas kësaj vazhdon tek i madhi Mctislav Rostropoviç. “U jam shumë mirënjohës të gjithë mësuesve të mi, por ai është njeriu, i cili ndikoi më shumë dhe formoi botëkuptimin tim muzikor”-tregon profesori Popov .
Përvjetori i 80-të i Stefan Popovit po kështu u kthye në një dëshmi të radhës për “peshqeshet e papritura “, të cilat ai ka privilegjin t’i marë. Sipas planeve, violonçelisti duhej të festonte përvjetorin e vet gjatë pranverës së vitit 2020 me koncert në sallën në rrugën “Oborishte” numër 5. Aty dikur ka qenë Internati për Fëmijë të Talentuar ( më vonë dhe Shkolla Kombëtare Muzikore), aty ka qenë dhe recitali i tij i parë vetjak. Për shkak të masave të jashtëzakonshme në të gjithë botën, ngjarja u shty, por profesori Popov gjithsesi zhvilloi një koncert në këtë sallë. Me të para pak kohe u hap Popov International Cello Festival and Academy, programi i të cilit përfshinte klasa mjeshtërie nën drejtimin e Michel Strauss - Francë, Kirill Rodin – Rusi dhe patroni i festivalit. Mund të thuhet se kjo ngjarje ndërkombëtare “kaloi midis pikave”, sepse disa orë pas përfundimit filloi bllokimi i ri.
“Doja qe të jap një koncert gjatë muajit prill, kur është dhe ditëlindja ime - sqaron profesori Popov përpara Radio Bullgarisë. Por e dimë se çfarë ngjau me planet tona. Një nga nxënëset e mia, Natali Nejkova vendosi që patjetër duhet ta zhvillojmë festivalin, për të cilin unë prej kohe kam ide, ajo u bë dhe drejtoreshë e tij artistike. Qe përgatitur një projekt, e financoi Ministria e Kulturës. Vasill Kërkellanov i incizoi koncertet , siguroi një online transmetim e kështu me radhë. Unë doja që pjesëmarrësit të marrin një vështrim më të gjerë mbi artin modern të violonçelit dhe prandaj ftova përfaqësues të dy shkollave të ndryshme - ruse dhe franceze. Por në momentin e fundit doli se, Rodin nuk mund të udhëtojë dhe i zhvilloi mësimet online. Unë po kështu zhvillova mësime online përmes platformave të ndryshme. Kishte studentë dhe nxënës nga Serbia, Meksika, Gjermania, Bullgaria...Mes më të vegjëlve u paraqitën fëmijë shumë të talentuar bullgarë, për të cilët kjo qe një ngjarje e madhe. Mbase pas 20 vjetëve do të mbajnë mend dhe do të kujtohen sesi ka filluar karriera e tyre.
Profesori Popov është i lumtur dhe krenar me tre djemtë e tij, me nxënësit e tij të rritur, të shpërndarë nëpër botë, me studentët e tij të tanishëm në Guildhall, pavarësisht se gjatë viteve të fundit punon me një klasë më të vogël. Një energji dhe frymëzim i sjellin dhe klasat e shumta të mjeshtërisë, të cilat i ka pasur nëpër botë dhe të cilat po vazhdon t’i zhvillojë tek ne tanimë 30 vjet. Në sajë të tyre violonçelistët e rinj nga e gjithë bota kanë pasur mundësi të zbulojnë skaje magjepsëse bullgare - qyteti rilindës Trjavna, mali i bukur Vitosha, qyteti Burgas dhe deti, qyteti i tij i lindjes Llom, ku ka restauruar shtëpinë e familjes dhe çdo vit një nga klasat e mjeshtërisë zhvillohet aty. Mes vlerave më të rëndësishme për profesorin janë mos përdorimi i dhunës dhe gëzimi i zakonshëm njerëzor. Kurse pyetjes së drejtuar nëse ka diçka , të cilën akoma do që t’ua japë nxënësve të tij ai përgjigjet: “Po! Dua t’i bind se duhet të ekzekutojnë me një lehtësi. Është shumë e rëndësishme të mos ketë tension, por gëzim dhe lehtësi. Kjo e zgjat jetën profesionale dhe gëzimin të ekzekutosh muzikën tënde të dashur, pavarësisht nga vitet.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-së, transmeton BTA. Përzgjedhja e..