Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

7 % ulje e të infektuarve me Covid-19

Doc. Angell Kunçev
Foto: БГНЕС

Ideja është që të arrihet 70-75% të vaksinuar në vend, por kjo nuk do të jetë e lehtë, tha para Televizionit Kombëtar Bullgar /BNT/ kryeinspektori shëndetësor i shtetit, Prof. Angell Kunçev.

Po përgatiten listat me specialistët mjekësorë që dëshirojnë të vaksinohet kundër koronavirusit. Në disa rajone të vendit interesi i mjekëve është i vogël deri në 30%, ndërsa në disa të tjera është pothuajse 100%, njoftoi Kunçev. Ai e shpjegoi këtë dallim me argumentin se shumë njerëz presin më shumë të dhëna për vaksinën.

Kemi një ulje prej 7.1% të rasteve të reja të koronavirusit. Mund të kemi festa normale të fundvitit dhe të mblidhemi jo më shumë se 10-15 persona në një vend. Por nëse mblidhemi në kompani të mëdha, do të shohim rezultatin më 7-8 janar, paralajmëroi Kunçev.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 9 janarin

Mëngjesin e së enjtes do të krijohet mjegull në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në rajonet ekstreme lindore 8-10°, në Sofje rreth 1°. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, më të ulëta, deri..

botuar më 25-01-08 7.30.MD

DB kërkon që emri i kryeministrit të përcaktohet në një takim lidershipi

“Bullgaria Demokratike” (DB) përmes një mesazhi për mediat deklaroi se kërkon që propozimet për kryeministër dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të diskutohen në një takim lidershipi dhe pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare të menaxhimit...

botuar më 25-01-08 2.31.MD

Partitë përcaktuan prioritetet e tyre në seancën e re parlamentare

Seanca e re plenare e Kuvendit Popullor nisi me deklarimet për prioritetet e partive. Për GERB-SDS detyrë kryesore është formimi i një qeverie të rregullt dhe një mazhorancе të qëndrueshme qeverisëse, deklaroi deputeti Toma Bikov. Ai shpjegoi se në javët në..

botuar më 25-01-08 1.46.MD