Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Njerëzit me zemër të mirë i bëjnë realitet ëndrrat e Krishtlindjeve të fëmijëve në nevojë

Fëmijët nga Qendra për Përkrahje Speciale Arsimore në qytetin Kubrat do të marrin dhe sivjet peshqeshin e ëndërruar me rastin e Krishtlindjeve. Kjo do të realizohet  në sajë të fushatës “Snezhinka” (Flok Dëbore), organizuar nga studentja zemërbardhë Merlin Mehmedova. Për vit të pastë të radhës ajo është angazhuar përmes një ngjarjeje të bamirësisë t’u dhurojë buzëqeshje dhe shpresë fëmijëve në një pozitë të pabarabartë.

“I lutëm fëmijët të shkruajnë letra deri tek Babagjyshi i Krishtlindjes, që të mund të kuptojmë dëshirat e tyre. Bëmë listë dhe çdo një,  i cili kishte dëshirë dhe një zemër bujare, ndihmoi, që  të mund të realizohet ëndrra e çdo një prej tyre. Kështu, përsëri vullnetarët, të cilët kanë siguruar peshqeshet e porositura nga vogëlushët, dëshmuan se e mira nuk ka fe, gjini dhe moshë”, sqaroi Merlin. Sipas fjalëve të saj fushata ka takuar përkrahjen e dhjetëra njerëzve, të cilët kanë shfaqur dëshirë të sigurojnë peshqesh për një fëmijë konkret. “Dhe sivjet, në sajë të vullnetarëve që të gjithë pjesëmarrësit e qendrës do të kenë një festë të paharruar dhe magjepsëse”, komenton Mehmedova.

Fëmijët, të cilët tanimë me një padurim të madh presin Babagjyshin e Krishtlindjes janë përgjithësisht 74. Në letrat e tyre ata kenë kërkuar lodra, rroba dimri dhe këpucë. Mjerisht, sivjet për shkak të situatës me koronavirusin nuk do të ketë një festë të madhe, por plaku i mirë me mjekër të bardhë do të gjejë një mënyrë të përshtatshme që të mund të gëzojë vogëlushët.

“Fëmijët janë dhurata më e mrekullueshme në këtë botë. Ata janë si dëbora - të pastër dhe unikë. Ne duam që të paktën për një moment ata të mund të ndihen të lumtur, të mund t’u sigurojmë një buzëqeshje dhe shpresë. Nuk mund të ndryshojmë të gjithë botën, por mund të ndryshojmë Krishtlindjen e të paktën një fëmijeje”, tha Merlin dhe shprehu shpresën që mirësia të bëhet ngjitëse dhe me çdo vit të kaluar të mund të ketë gjithnjë e më shumë fëmijë të kënaqur dhe të gëzuar.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Më shumë nga rubrika

Përvan Simeonov

Vota jashtë shtetit kundër sistemit mund të bëhet një tendencë e qëndrueshme

"Bullgaria Demokratike" dhe "Ka një popull të tillë" të showmanit Sllavi Trifonov janë dy partitë me rezultatet më të mira të votimit të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Sipas rezultateve përfundimtare , Trifonov u mbështet nga 30.75% e votuesve,..

botuar më 21-04-07 1.26.MD

Heqja dorë nga plastika për përdorim të njëhershëm do kohë

Korriku i vitit 2021 është afati përfundimtar deri në të cilin vendet-anëtare të Bashkimit Evropian duhet të aplikojnë në praktikë ndalimin për përdorimin e një pjese nga prodhimet e plastikës për përdorim të njëhershëm. Zëvendësimi i enëve për..

botuar më 21-04-06 10.39.PD
Filli Ladgman

Bullgarët jashtë shtetit votuan për restartimin e sistemit

Radio Bullgaria anketoi bullgarë me banim nga jashtë me pyetjen se çfarë Bullgaria presin pas zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën më 4 prill.  Filli Ladgman që prej vitesh jeton në Melburn të Australisë. Ajo është gazetare dhe drejtuese e programit..

botuar më 21-04-05 3.29.MD