Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shën Spiridhoni në kalendarin festiv të bullgarëve

Foto: arkiv

Kujtimin dhe bëmat e Shën Spiridhonit, një nga çudibërësit më të mëdhenj të shekullit të 4, Kisha Ortodokse i feston më 12 dhjetor. Ai ka lindur në ishullin e Qipros në një familje të varfër. Bëhet bari që në moshë të vogël. Sipas jetëshkrimit të tij ka qenë shumë i thjesht në temperament, i përulur në zemër dhe i sjellshëm në jetë. Siç ka qenë zakoni, duke arritur moshën e përshtatshme, ai është martuar, por shumë shpejt pas kësaj gruaja e tij ka vdekur. Atëherë ai i është përkushtuar tërësisht shërbimit të të varfërve dhe njerëzve në  vuajtje. Ai ka pasur dhe dhunti të mund të shërojë sëmundje të ndryshme dhe tek ai kanë ardhur  njerëz nga të gjitha krahinat, deri ku ka arritur lavdia e tij. Ai ka ruajtur modestinë proverbiale dhe pasi është emëruar peshkop i qytetit  Trimitunt në ishullin e Qipros ka vazhduar t’i ndihmojë njerëzit, madje ka punuar dhe në fushë, bashkë me fshatarët e tjerë. Dhe gjithmonë ka mbajtur me vete shkopin e bariut dhe kapelën e punuar prej degëve të shelgut, ashtu siç është i paraqitur dhe nëpër ikona.

Në kulturën tonë tradicionale Shën Spiridhoni konsiderohet si një përkrahës i zanatçinjve - këpucëtarëve, abaxhinjve, dhe po kështu i tjegullarëve, poçarëve e të tjerë. Si një peshkop i ri, Shën Spiridhoni ka marrë pjesë në Këshillin e Parë Ekumenik. Dihet se atëherë janë zhvilluar debate të zjarrta me Ariusin dhe përkrahësit e tij, të cilët nuk e pranonin Trininë e Zotit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë. Spiridhoni nuk ka hyrë në polemikë por ka kryer një çudi, me të cilën ka dëshmuar trininë - ka marrë një qeramidhe, e ka shtrënguar dhe prej saj ka rrjedhur ujë, drejt qiellit është ngritur zjarr, kurse në grushtin e tij ka mbetur vetëm  dheu. Mbase kjo legjendë, e përmendur dhe në tekstet kishtare, është shkaku që Shën Spiridhoni të respektohet si mbrojtës i njerëzve, të cilët punojnë sende të ndryshme me ndihmën e zjarrit dhe të dheut.

Besohet se Shën Spiridhoni është i pari që ka zbuluar sesi mund të punohet një enë shume e fortë prej balte. Në fillim fare ai është munduar të punojë vetëm me baltë, por nuk ka pasur sukses. I hidhëruar nga mossuksesi, ai është përlotur, dhe lotët e tij kanë pikuar mbi rrotë dhe balta ka filluar të nënshtrohet. Ai ka bërë enën, e ka pjekur dhe kështu u ka dhënë këtë zanat njerëzve. Shenjtori është përkrahës edhe i bakërpunuesve, sepse i pari ka zbuluar sekretin  se kallaji mbulon pjesën e brendshme të enëve në mënyrë më të fortë në qoftë se përzihet me nishadër.

Shumë i shpërndarë është dhe besimi se Shën Spiridhoni mbron nga skuqjet, koret dhe plagët. Në krahinën e Rodopeve gratë kanë shpërndarë midis tyre pite për shëndet. Në krahinën e Plovdivit në këtë ditë ka qenë e ndaluar të zihet fasule, misër, thjerrëza e të tjera, që të mos të dalin skuqje nëpër trup. Në krahinën e rrethit të Pirinit e nderojnë dhe si përkrahës i kuajve  dhe i kafshëve të blegtorisë. Akoma që herët në mëngjes gratë kanë dalë dhe kanë shpërndarë një bukë riti, që të jenë shëndosh e mirë kafshët. Në qytetet rreth Ballkanit të Trojanit ekziston dhe një legjendë se më 12 dhjetor dielli pushon së lëvizuri dhe merr rrugën e kundërt drejt verës. 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit - një festë e ngarkuar me pritjen e Zotit të Ri dhe Rilindjen e Diellit

Me 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..

botuar më 24-12-20 5.40.PD

Nga marmelata e shalqinit e deri tek Dita e Dervishëve - cilat janë "Thesaret e gjalla njerëzore" të Bullgarisë

Tetë tradita autentike bullgare dhe aftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bënë pjesë e "Thesareve të gjalla njerëzore" të..

botuar më 24-12-12 7.35.PD
Iva Krumova dhe Anabell Casaboff (djathtas)
foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

Anabell Casaboff, një balerinë nga Buenos Aires, e dashuruar me vallet popullore bullgare

Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..

botuar më 24-11-17 8.55.PD