Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BE investon mjete suplementare në superkompjuterin bullgar

Foto: EPA/BGNES

Ndërmarrja e Përbashkët për Teknologji Informative Evropiane me Prodhimtari të Lartë njoftoi nënshkrimin e një kontrate për 11.5 milion euro shtesë për superkompjuterin e ri në Bullgari. Ai do të ketë më shumë se 4.4 petaflop dhe do të punojë në Parkun Teknik të Sofjes, njoftoi BGNES.

Superkompjuteri do të shfrytëzohet për vlerësimin e saktë sizmik, parashikimet e motit, diagnostikimin mjekësor dhe kërkimin e trajtimeve inovative, njoftuan nga Komisioni Evropian.

“Investimi në 8 superkompjuterët e rinj është thelbësor për cilësinë e re të jetës në BE, për rritjen e konkurrencës dhe për përparimet në shkencë dhe inovacion”, tha Zëvendës Presidentja e BE Margrethe Westeger.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deljan Peevski

Kryetari i DPS-së Peevski kundërshtoi referendumin për euron

Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) është kategorikisht kundër përpjekjeve të partive antievropiane dhe proruse për të luajtur me temën “referendumi për euron”. Në një qëndrim të publikuar nga qendra e shtypit e DPS-së, kryetari i DPS-së, Deljan..

botuar më 24-07-10 4.33.MD
Deputetët Toshko Jordanov (majtas) dhe Conço Ganev

“Vëzrazhdane” dhe ITN sërish kërkojnë referendum për ruajtjen e levit bullgar

"Vëzrazhdane" dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) i parashtrojnë zyrës së parlamentit një kërkesë që Kuvendi Popullor të thërrasë një referendum për ruajtjen e monedhës bullgare lev, njoftoi deputeti Conço Ganev nga "Vëzrazhdane". Kjo është një..

botuar më 24-07-10 11.52.PD
Najden Todorov

Nuk ka kapacitet administrativ në Fondin Kombëtar të Kulturës

Në përgjigje të pyetjeve të deputetëve, ushtruesi i detyrës së ministrit të kulturës, Maestro Najden Todorov , tha se numri i stafit në Fondin Kombëtar të Kulturës është 11 persona. Ata duhet të ndajnë miliona euro për kulturën sipas Planit të..

botuar më 24-07-10 11.36.PD